LAJMI I FUNDIT:

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit i përgjigjet Kurtit, rreth kërkesës së kryeministrit për ta vizituar Manastirin e Deçanit

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit i përgjigjet Kurtit, rreth kërkesës së kryeministrit për ta vizituar Manastirin e Deçanit

Dioqeza e Rashkë-Prizrenit i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili përmes një letre i është drejtuar Kryemurgut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ku i ka shprehur dëshirën ta vizitojë këtë manastir.

“Lidhur me letrën që Z. Albin Kurti i ka dërguar Manastirit Ortodoks Serb të Deçanit, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, mbetet në qëndrimin e saj të deklaruar më parë qartë se nëse institucionet shqiptare të Kosovës dëshirojnë të tregojnë minimumin e vullnetit të mirë për respektimin e të drejtave të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ata janë të detyruar të zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga 2016 e cila njohu pronën e manastirit”.

Dhe siç është thënë më tej, ky vendim është injoruar vazhdimisht për pesë vjet me gjithë kërkesat për zbatimin e tij nga Manastiri dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.


Kurti i shkruan kryemurgut Janjiq për ta vizituar Manastirin e Deçanit: Retorika që nxit urrejtje mes komuniteteve nuk është zgjidhje
Lexo po ashtu Kurti i shkruan kryemurgut Janjiq për ta vizituar Manastirin e Deçanit: Retorika që nxit urrejtje mes komuniteteve nuk është zgjidhje

“Përveç kësaj, Ministri i planifikimit hapësinor nga Qeveria e Z. Kurti publikisht refuzoi vendimin e Këshillit të Monitorimit të Zbatimit nga nëntori 2020 për ndërtimin e rrugës rreth zonës mbrojtëse të Manastirit”.

Andaj, është vlerësuar më tej, “në këtë situatë, përgjigjja e letrave të tilla pa respektimin e mëparshëm të vendimeve gjyqësore dhe sundimit të ligjit është absolutisht e pakuptimtë”.

Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje në lidhje me kërkesën e Kurtit për vizitë të Manastirit.

Kreu i Qeverisë së Kosovës i ishte drejtuar qysh më 20 maj Janjiqit duke i shprehur dëshirën për ta vizituar Manastirin e Deçanit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të mërkurën publikoi letrën e Kurtit dhe u shpreh se Qeveria është në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet e vizitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori