Gazeta ruse ‘Sport Ekspres’ bën të ditur se klubi i Dinamo Moskës ka përjashtuar sulmuesin Pavel Pogrebnyak .

Lojtari ka kontratë me klubin, por ajo do të pezullohet dhe klubi e ka njoftuar lojtarin për këtë gjë.


"Natyrisht, kontrata e tij do të ndërpritet”, i ka thënë një burim i besueshëm gazetës.

Ndërkreja e kontratës nuk është bërë për një çështje, por prej gabimeve të njëpasnjëshme që ka bërë lojtari.

Pogrebnyak 2 Pavel Pogrebnyak me Dinamo Moskën. (Photo by Epsilon/Getty Images)

E para është për ndeshjen Juventus – Inter, ku ai kishte shkuar për ta shikuar këtë ndeshje duke mos udhëtuar me klubin e tij në ndeshjen kundër Anzhit.

E dyta është se Pavel ka zhvilluar një ndeshje me veteranët e ish-klubit të tij Spartak Moska, që është tradicionale, pa lejen e klubit.

Pogrebnyak Pogrebnyak përjashtohet nga klubi

Shkuarja në këtë ndeshje nuk i ka penguar klubin, sa e ka penguar fanella që ka veshur  e që ishte e Adidasit, ndërsa klubi ka kontratë me Niken.

Kjo është arsyeja më e madhe që klubi ka vendosur për largim.

E treta dhe e fundit është se lojtari njihet si një ngasës i makinës në gjendje të dehur, por edhe për pushime të paparalajmëruara.  /Telegrafi/

telegrafi sport app