Dinamo City ka mbyllur rrugëtimin në garat evropiane pas një barazimi 1-1 ndaj Jagiellonian në “Arenën Kombëtare”.

Me rezultatin e përgjithshëm prej  4-1 për polakët, skuadra e Ilir Dajës nuk arriti të përmbyste disavantazhin e ndeshjes së parë.


Ndeshja filloi me një Dinamo City të angazhuar dhe të vendosur për të gjetur rrugën drejt golit, por pjesa e parë nuk solli finalizim të saktë, edhe pse vendasit krijuan disa raste të pastra.

Në minutën e 68-të, Dejvi Bregu ndezi shpresën e skuadrës me një gol të bukur që ngushtoi diferencën.

Megjithatë, gëzimi i dinamovitëve zgjati vetëm 11 minuta, pasi Dimitris Rallis shënoi për Jagiellonian në minutën e 79-të për 1-1, duke vulosur kualifikimin e polakëve dhe duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të skuadrës kryeqytetase.

Edhe pse u eliminua, Dinamo largoi me kokën lartë, duke treguar karakter dhe përkushtim deri në minutat e fundit.

Trajneri Ilir Daja dhe ekipi i tij tani do të përqendrohen në përgatitjet për startin e sezonit të ri të kampionatit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app