LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov me kolegët nga Ballkani Perëndimor kërkojnë nga BE-ja përjashtim nga restriksionet eksportuese për produkte të caktuara mjekësore

Dimitrov me kolegët nga Ballkani Perëndimor kërkojnë nga BE-ja përjashtim nga restriksionet eksportuese për produkte të caktuara mjekësore

Me nismë të shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i dërguan sot një letër Komisionit Evropian, me kërkesë për përjashtim të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Rregullorja e BE-së, me të cilën disa produkte mjekësorë për mbrojtje personale u vendosën nën regjim të kufizimeve të eksportit ose licencave të veçanta eksportuese.

Siç komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme, letra i është dërguar eurokomisarit për Tregti, Fill Hogan, komisarit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe nënkryetar i KE-së Xhozep Borell.


“Koronavirusi është përhapur në të gjitha pjesët e kontinentit evropian dhe që të fitohet ky kërcënim i përbashkët kërkon solidaritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Duke pasur parasysh që të parët në frontin me koronavirusin janë punonjësit shëndetësor, të gjithë duhet të sigurohemi që ata të kenë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale në çdo kohë. Kjo është arsyeja pse ne, partnerët nga rajoni, jemi bashkuar dhe urgjentisht i propozojmë Komisionit
Evropian në propozimin për rishikimin e legjislacionit aktual për të parashikuar përjashtimin nga nevoja për leje të veçanta eksporti për rajonin tonë”, thuhet në letër.

Në tej në letër shtohet se rajoni i Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës, i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së.

“Përjashtimi do të dërgojë sinjal të fuqishëm se të gjithë ne si evropianë po punojmë së bashku për t’u përballuar me sukses dhe për të kapërcyer këtë sfidë të madhe”, qëndron në letrën e shefave të diplomacive të Ballkanit Perëndimor në një letër drejtuar Komisionit Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori