LAJMI I FUNDIT:

“Dimitrov dhe Kotzias, hap pas hapi deri tek marrëveshja”

“Dimitrov dhe Kotzias, hap pas hapi deri tek marrëveshja”

Ekzistojnë pika të përputhjes së mendimeve, por edhe klimë pozitive pas takimit në Vjenë, ndërsa çelësi për marrëveshje përfundimtare mbetet kombinimi i zbatimit gradual të erga omnes me ndryshimin e Kushtetutës, shkruan gazeta “To Vima” në analizën për bisedimet maratonike të Nikolla Dimtorvit dhe Nokos Kotziasit.

Sipas AIM, gazetari komenton se tashmë duhet të konsiderohet për përshpejtim të sigurt të bisedimeve, por edhe përbërja e ndryshuar të palëve të involvuara, sepse nga niveli të negociatorëve, negociatat tani po zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme.

“Në thelbin e bisedimeve ndodhet Marrëveshja ndërkombëtare që do ta zëvendësojë Marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995 dhe do të bëhet shtyllë themelore të marrëdhënieve të ardhshme midis Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Nga kjo pikëpamje, emri që në fund do të zgjidhet nuk është në vetvete “gjembi i madh” të paktën për Athinën, shkruan “To Vima”.

Lidhur me emrin, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë, gazetari analizon se propozimet e Nimicit që janë me përcaktim të përkohshëm tashmë nuk janë në tryezën e negociatave. “Pas “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, që u hodh poshtë nga pala greke, tani duket se edhe “Republika Maqedonia e Re”, sipas “To Vima”-s, është emri për të cilin nuk bisedohet.

Gazetari në analizën komenton se sipas deklaratave publike, pala e Maqedonisë konsideron se gjuha dhe identiteti janë çështje për të cilat nuk mund të negociohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori