LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov deklarohet nëse ndikon ekstradimi i pjesëtarëve të FETO-s në ratifikimin e protokollit

Dimitrov deklarohet nëse ndikon ekstradimi i pjesëtarëve të FETO-s në ratifikimin e protokollit

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov pret që procesi për formalizmin e marrëveshjes hyrëse te vendet anëtare të NATO-s të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

Në intervistë për 1TV ai thotë se deri tani 11 vende e kanë ratifikuar protokollit dhe mbesin edhe 18 vende. Në mesin e vendeve që nuk e kanë ratifikuar protokollin është edhe Turqia që është një ndër mbështetësit tradicional të vendit tonë. Sipas Dimitrov, ratifikimi nuk është penge i kërkesës së Turiqsë, që vendi t’i ekstradojë pjesëtarët e Fetulla Gjulenit FETO, që Ankara pretendon se janë terroristë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Spasovski: Në Maqedoni ka 15 pjesëtarë të FETO-s, dy tashmë janë larguar
Lexo po ashtu Spasovski: Në Maqedoni ka 15 pjesëtarë të FETO-s, dy tashmë janë larguar

“Ne tradicionalisht jemi shtete dhe popuj të afërt. Turqia është ndër vendet e para që pranoi pavarësinë, na mbështeti kur kishim probleme në krijimin e miqësive të reja”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se Ankara ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Turqia janë miq, dhe problemet e Turqisë janë probleme të vendit tonë. “Mund të ndihmojmë aty ku mundemi, megjithatë miqësia, gjithashtu do të thotë edhe kuptim, ajo çfarë kërkohet të mos shkojë jashtë qëllimeve dhe parimeve tona. Një parim është edhe legjislacioni vendor, sundimi i së drejtës, procedurat dhe obligimet ndërkombëtare, si dhe politika me aleatët tanë’, tha mes tjerash Dimitrov.

Sipas tij për zgjidhjen e çështjeve të tilla duhet urtësi dhe ai është i bindur se do të gjendet rrugë ku interesi ynë do të ruhet ashtu si dhe miqësia dhe afërsia.

“Do na duhet urtësia, puna dhe kuptimi”, shtoi Dimitrov./Telegrafi/

“Maqedonia e Veriut do të respektojë ligjet vendore dhe ndërkombëtare për pjesëtarët e FETO-s”
Lexo po ashtu “Maqedonia e Veriut do të respektojë ligjet vendore dhe ndërkombëtare për pjesëtarët e FETO-s”

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori