Do dilni sonte në darkë dhe jeni vonë? Ky është modeli më i shpejtë i flokëve (Foto+Video)
Kaloi shumë shpejt kjo javë dhe më në fund erdhën ditët e pushimit. Të shtunën dhe të dielën të gjithë mezi i presim. Mirëpo, që sot vajzat dhe djemtë e fillojnë “festën”, duke dalë për të pirë një gotë me miqtë e tyre.
Disa zgjedhin të shkojnë në lokale, ndërsa disa të tjerë preferojnë një darkë me partnerin/partneren, ose në mos darkë, thjesht dalin për të pirë një gotë verë.
Stilistja e flokëve dhe e grimit, Monaliza Kasaj, na vjen në ndihmë për të na shpëtuar nga keqkuptimet me partnerin ose miqtë për shkak të vonesave.
Në kushte shtëpie, thjesht me disa llastikë dhe kapëse të vogla, mund të realizoni modelin më të thjeshtë që keni menduar për mbrëmje.
Një shprehje thotë që është më mirë të shkosh vonë në një takim, sesa e shëmtuar. Mirëpo ne ju tregojmë modelin e shpejtë që e realizoni në më pak se 5 minuta dhe askush nuk ka përse ankohet për ju që vonoheni.
Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe do të na jepni të drejtë.
Pasi t’i krihni flokët…le të fillojë puna
Ndajini flokët në tri zona të barabarta
Mblidhni çdo zonë me një llastik dhe kalojeni bishtin brenda flokëve
Pjesën e fundit të flokëve mblidheni dhe vendosni disa karfica të vogla
Dhe ja ku është modeli përfundimtar që do t’ju tregojë më joshëse sonte
Ne videon e mëposhtme do t’i keni më të qarta hapat që duhet të ndiqni për këtë model.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre