LAJMI I FUNDIT:

Dilema tinejxherësh

Dilema tinejxherësh

Ke dëshirë të flakët që të bëhesh pjesë e ndonjë shoqërie, mirëpo "ajo" nuk të pranon. Të kanë përjashtuar nga grupi, ndërkaq bota jote menjëherë është rrënuar. E pyet veten se ku ke gabuar dhe çfarë mund të bësh - është koha që diç të ndërmarrësh!

Klasa jote, shoqëria e lagjes, vajzat nga klubi i volejbollit, grupi yt i vëzhguesve… Së paku, sikur të mund të bëhesha pjesë e ndonjërit grup, do ta ndjeja veten të fuqishme, të mbrojtur dhe të sigurt. Mirëpo, nuk është aspak e lehtë të bëhesh pjesë e ndonjë shoqërie tashmë të formuar, madje edhe kur të mund të arrish këtë, mund të të ndodhë që të të përjashtojnë, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se të ndodhë ashtu, çdo gjë ndryshon dhe ti mendon se e tërë bota është kthyer kundër teje: sillesh si e humbur dhe ndjehesh e vetmuar. Arsyet për përjashtim nga shoqëria të shumtën na duken të parëndësishme, pa lidhje, madje edhe të padrejta.

Pa marrë parasysh këto, ky problem është shumë i shpeshtë tek të rinjtë. Pasojat herë-herë mund të jenë mjaft serioze. Si të ballafaqoheni me këtë problem? Në rend të parë duhet të zbulosh saktësisht pse të ka ndodhur kështu?


A je e ngujuar?

Vuan. Sjellja e atyre që do të duhej të ishin miqtë tuaj është bërë e padurueshme. Kurrkush nuk të ka thënë drejtpërdrejt “Shporru! Nuk të duam!”, mirëpo nuk mund të heqësh nga koka mendimin se je e padëshiruar.

Nga sjellja e tyre kupton se diç nuk është në rregull. Vajzat nga shoqëria vazhdimisht kritikojnë pamjen tënde, në ahengje apo në mensë kurrë nuk ka vend për ty. Mirëpo, studio të gjitha faktet: ekziston mundësia se e tërë kjo është fryt i fantazisë sate apo madje është obsesion yti, ide të cilën e ke formësuar në kokë dhe e cila tani vazhdimisht të ndjek.

Gjithashtu mendo mirë se kritikat të cilat t’i drejton shoqëria a janë për shkak të pamjes dhe sjelljes sate apo ndoshta vërtet ata kanë qëllim të mirë dhe këshillat e tyre janë miqësore. Megjithatë, mund të ndodhë se vërtet ata dëshirojnë që të të përjashtojnë nga shoqëria e tyre.

Këtë dyshim mund ta zgjidhësh vetëm ti, mirëpo duhet patjetër të jesh e sinqertë me vetveten. Në qoftë se është fjala për kritika qëllimmira, pranoji dhe provo të ndryshosh atë që mundesh. Mirëpo, në qoftë se bindesh se ata megjithatë të refuzojnë, atëherë situata është krejtësisht ndryshe.

Mendojnë se je e ndryshme nga ata?

Situata bëhet edhe më serioze kur brenda grupit krijohet një ide unike e cila fillon të dominojë. Ai i cili nuk pajtohet me atë ide apo me atë model rrezikon që ta konsiderojnë “të ndryshëm” dhe për atë shkak e refuzojnë.

Kundër kësaj ideje duhet luftuar, sepse grupi i njerëzve, i cili mbyllet në vetvete dhe nuk lejon kurrfarë ndikimi nga jashtë, bëhet grup personashe të njëjtë, monotonë, të cilët frikësohen t’u kundërvihen të tjerëve.

Patjetër duhet të kuptosh se “llojlllojshmëria” është e ndërsjellë: në qoftë se unë janë i ndryshëm nga ti, kjo do të thotë se edhe ti je i ndryshëm nga unë.

Pra, problemi nuk është në atë se kush kë e refuzon, përkatësisht kush besom se ka forcë dhe të drejtë që dikë ta përjashtojë. Fatkeqësisht, pasojat përherë i pëson ai të cilin grupi e ka përjashtuar.

Njëherë shpifjet, pastaj përjashtimi

Ekzistojnë shumë kuptime që duhet marrë parasysh: paragjykimet dhe diskriminimi. Paragjykimi është qëndrim ndaj njerëzve të tjerë, i cili shpesh është shumë i përshtatshëm, sepse është më lehtë të konkludosh me hamendje, nuk provon të mendosh me kokën tënde dhe nxjerr konkluzione vetjake.

Diskriminimi është mënyrë e sjelljes. Këto dy kuptime janë të lidhura me njëri-tjetrin – e nxisin njëri-tjetrin. Fillon me shpifje (paragjykime) dhe përfundon me përjashtim (diskriminim). Mirëpo, përse bëhet përjashtimi? Të shumtën e rasteve për shkak të arsyeve tejet banale: për shkak të pamjes fizike (peshës së madhe trupore, puçrrave), por edhe për shkak të situatës ekonomike (sipas gardërobës që veshin).

Herë-herë fjala është për diskriminim dhe urrejtje, kur është fjala për shkaqet racore apo gjinore. Në përgjithësi, përjashtohet çdo gjë që është e ndyshme nga pjesa tjetër e grupit.

Mbroje vetëbesimin tënd!

Në qoftë se shoqëria të përjashton, mund të ketë pasoja fatale për vetëbesimin tënd. Personi i cili e ndjen veten të përjashtuar nga shoqëria shpesh fillon të mendoj keq për vetveten. Në qoftë se dikush të thotë se je e trashë, do të ndjesh veten se i ke njëqind kilogramë. Në qoftë se të thonë se je mendjelehtë, do të fillosh ta konsiderosh veten të marrë.

Personat e përjashtuar nga shoqëria shpesh e urrejnë edhe vetveten dhe më nuk dinë se çfarë të bëjnë! Mos lejo askënd të të konsiderojë ashtu! Në qoftë se vëren se dikush ndaj teje ka qëndrim të padrejtë, posaçërisht për shkak të pamjes sate fizike, ngre kokën, përdor vetëbesimin tënd dhe bisedo për atë problem. Me prindërit, me të dashurin apo me miqtë të cilëve u beson.

Assesi mos lejo veten të bijsh nën ndikim të atyre të cilat dëshirojnë të të izolojnë. Kush nuk të do – ai nuk e meriton të jetë mik yti. Bota është plot njerëz të cilët dëshirojnë të shoqërohen me ty dhe të cilët e meritojnë të jenë në shoqëri me ty!

Duhet të kesh humor të mirë, madje edhe kur diç nuk është në rregull

Qëndrimi pozitiv ndaj vetvetes është i rëndësishëm në çdo situatë, edhe kur shoqëria nuk funksionon, edhe kur është çdo gjë në rregull.

* Shoqëria nuk bën të bëhet grup i izoluar, i cili nuk pranon asgjë jashtë suazave të veta.
* Duhet patjetër të kesh humor të mirë edhe kur je e vetmuar, ndjenja se duhet t’i takosh ndonjë shoqërie nuk bën të shndërrohet në varësi.
* Me plot mend pranoji të gjitha mangësitë tuaja.
* Në qoftë se ke mendim të mirë për vetveten, më lehtë do të gjendesh kur shoqëria do t’i imponojë idealet e veta.
* Mbaje mend: përherë më së tepërmi duhet të mbështetesh në vetveten.
* Harroji paragjykimet, ruaje identitetin vetjak, duaje vetveten dhe pusho të mendosh se të tjerët janë përherë më të mirë: kjo është receta më e mirë për shërim nga “sindroma e përjashtimit”!

Çka të bën të vuash më së shumti?

* Miku yt kurrë nuk konsultohet me ty për planet e tij.
* Ke gjoks tepër të madh apo ndonjë puçërr në fytyrë dhe shoqëria jote vazhdimisht të përqesh.
* Situata sociale e familjes sate nuk të mundëson një jetë luksoze dhe ata për këtë arsye të injorojnë.
* Miqtë tuaj kurrë nuk provojnë të kuptojnë ndonjë problem tuajin, nuk të kuptojnë seriozisht.
* Gjatë pushimeve përherë je vetëm, askush nuk çan kokën se ç`po ndodh me ty.
* Të shmangen, sepse dikush ka thënë se ti sjell fatkeqësi.
* Kur shoqëria shkon diku me veturë, për ty kurrë nuk ka vend.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Në çift
Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori