Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës sorollatjet e institucioneve shtetërore ndaj shqiptarëve nga Kosova që kërkojnë shtetësinë.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Lavdim Krusha, 40 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Elsuida Krusha. Lavdimi thotë se është nga Kosova dhe ka 3 vite që jeton në Shqipëri në Kukës, bashkë me gruan e tij shqiptare dhe djalin e tyre 7 vjeçar, i cili ka qenë në kopsht dhe tani në klasë të parë në Kukës. Ai thotë se ka aplikuar për shtetësinë shqiptare, pasi bashkëshorten e ka nga Shqipëria dhe jetojnë Kukës.
“Kam gati 2 vite që kam aplikuar. I kam plotësuar dokumentet të gjitha në rregull dhe i kam dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit. Më kanë thënë je në rregull dhe do t’i dërgojmë në ministri. Kam shkuar disa herë për informacion dhe sa herë kam shkuar më kanë pritur me një arrogancë. Më thanë mos hajde më për informacion se kemi numër kontakti, ju lajmërojmë vetë për çdo gjë që të jetë. Jam detyruar të mos shkoj më për informacion duke pritur kontaktin e tyre, ndërsa jam detyruar të shkoj në Tiranë te Ministria e Brendshme për informacion. Aty nuk më dhanë informacion. Erdha në Kukës sërish dhe shkova në drejtori për informacion dhe më thanë ka 6 muaj që janë kthyer mbrapsht. Ata janë arrogantë dhe më ofendojnë”-thotë Lavdimi dhe bashkëshortja e tij.
Pas ankesës, bashkëshortja e Lavdimit shkon në Drejtorinë e Policisë së Kukësit dhe takon përgjegjësin që merret me shtetësinë. Ai i thotë se dosjen e ka dërguar në Ministrinë e Brendshme në vitin 2022. Sipas tij, ministria e ka rikthyer në 2023-shin jo se janë refuzuar, por vetëm për afatet. Bashkëshortja e Lavdimit i thotë se gabimi është bërë nga ajo zyrë, pasi nuk i kanë lajmëruar. Përgjegjësi i thotë se ju kemi lajmëruar me e-mail. Në fund përgjegjësi i thotë se “dil jashtë se kam punë të tjera”.
Gazetarët e Fiksit shkojmë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Kukësit, ku takojmë përgjegjësin Elkjer Dogjani, i cili nuk pranon të japë intervistë dhe u përgjigj se “do t’ju kthejmë përgjigje me shkrim”. Gazetarët e pyesin se përse janë mbajtur letrat për muaj me radhë në atë drejtori.
Pas disa ditësh, Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit kthen përgjigje se Lavdim Krusha, 40 vjeç, ka aplikuar për fitim të shtetësisë shqiptare, nëpërmjet portalit e-Albania. Ai ka plotësuar dokumentet në muajt prill e maj 2022. Ndërkohë, në këtë përgjigje, Policia e Kukësit thotë se vetëm më datë 27 tetor 2022, dosja është përcjellë në Drejtorinë e Politikave për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë, në Ministrinë e Brendshme.
Pas 9 muajsh, më datë 22 qershor 2023, kjo drejtori e ka kthyer dosjen për plotësim (jo refuzuar), me motivacionin “Për vijim të mëtejshëm të procedurës, kërkohet rivendosja në afat e dokumentacionit të paraqitur pasi vlefshmëria e tyre ka përfunduar”.
Policia e Kukësit shkruan se ka kërkuar të bëjë njoftimin e z.Lavdim Krusha, në adresën e lënë prej tij. Por, pas verifikimit, ka rezultuar se ky shtetas nuk banonte në adresën e deklaruar, prandaj nuk është bërë dot i mundur njoftimi i këtij shtetasi. Fiksi e pyeti Policinë e Kukësit se familjarët e z. Lavdim kanë shkuar disa herë për informacion. Në përgjigje, kjo polici shkruan se “Lavdimi është paraqitur në datë 9 shkurt 2024 ku është njohur me dosjen e kthyer për plotësim dhe i është sqaruar se duhet të rinovojë dokumentacionin”.
Pra, dosja u mbajt fillimisht 5 muaj në Policinë e Kukësit. Më pas 9 muaj në Ministrinë e Brendshme dhe në fund, 8 muaj të tjerë po te Emigracioni në Kukës, ku inspektorët harruan të lajmëronin shqiptarin nga Kosova. Aq më tepër që në këtë përgjigje, policia thotë se i kanë shkuar në banesë! Ndërkohë, në bisedën me bashkëshorten e denoncuesit, inspektori i policisë së emigracionit, Elkjer Dogjani, i përgjigjet se “ju kemi lajmëruar me e-mail”. Tani, kush është e vërteta? Dosja e z. Lavdim Krusha është mbajtur për muaj me radhë në sirtar! Dhe tani, pasi më shumë se 20 muajsh, punonjësit gjejnë lloj-lloj pretendimi për mos njoftimin e tyre./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite