LAJMI I FUNDIT:

‘Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje’ – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

‘Dikush i ka tradhtuar sulmuesit, ka shumë pikëpyetje’ – banori serb në veri të Kosovës tregon për ngjarjet në Banjskë

Fshati Banjskë vazhdon të mbetet i bllokuar dhe askush nuk mund të largohet e as të hyjnë aty, ndërsa banorët e Mitrovicës së Veriut e konsiderojnë turp atë që dita e djeshme nuk ishte shpallur ditë zie.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë ende të pranishme në Banjskë dhe banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, thotë për mediet serbe Dejan Nedeljkoviq, banor i Mitrovicës së Veriut, prindërit e të cilit jetojnë në këtë fshat.

“Ata [prindërit] i kanë të gjitha gjërat elementare, Policia e Kosovës u solli ilaçe, ushqime e pije duke iu thënë se kjo mund të zgjasë një orë ose disa ditë dhe se ata duhet të jenë të durueshëm”, shpjegon Nedeljkoviq.


Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës
Lexo po ashtu Pamje me dron të ikjës së grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Sipas njohurive të tij, një numër i madh i automjeteve të KFOR-it gjendën në hyrje të Manastirit të Banjskës.

“Miqtë e mi më thanë se forcat e KFOR-it do të kontrollojnë bodrumet e manastirit, ku murgjit ruajnë verën dhe produktet e tjera, për të parë nëse mund të gjendet ndonjë gjë që ka mbetur pas sulmit [terrorist] ndaj policisë së Kosovës”, potencon ai.

Siç shton Nedeljkoviq, të gjithë banorët e fshatit janë të frikësuar.

“Njësitet speciale të ROSU-së erdhën në dyert e të gjitha shtëpive dhe u thanë banorëve që të mos i afrohen dritareve dhe të shtrihen poshtë krevatit nëse dëgjojnë të shtëna armësh, që të mos i godasë ndonjë plumb”, shton Nedeljkoviq.

Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit
Lexo po ashtu Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit

Ai thekson se askush nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, pas kësaj ngjarje.

“Ka shumë pikëpyetje. A kishte logjistikë që qëndronte pas atyre njerëzve? A i ka organizuar dikush? Mendoj se ata [sulmuesit] ishin pa eksperiencë, ngase shumica prej tyre nuk kanë shërbyer në ushtri. A i ka tradhtuar dikush, kështu që kanë mbetur aty dhe kanë vdekur? Për fat të keq, këtë ne mund të mos e dimë kurrë”, përfundon ai.

Kujtojmë se në mëngjesin e së dielës, ora 02:34, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në fshatin Banjskë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një është plagosur.

Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe terroristëve serbë, kanë mbetur të vrarë tre sulmues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori