Mark Viduka shënoi një epokë të Ligës Premier në të cilën shkëlqeu me Leeds United dhe shumë e kujtojnë atë nga paraqitjet e tij për kombëtaren e Australisë.

Viduka e filloi karrierën e tij në Australi, ku për aftësitë e tij fizike u mbiquajt “Big Dukes”. Ai erdhi në Kroaci në vitin 1995, ku luajti për Dinamo Zagrebin në atë kohë për tre vjet.


Ish-sulmuesi shpesh kritikohej shumë ashpër dhe padrejtësisht, por cilësinë e tij e dëshmoi në Britaninë e Madhe, fillimisht në Skoci e pastaj në Angli.

Në dhjetor 1998, ai u transferua te Celtic nga Dinamo Zagreb për 3.5 milionë funte, ku qëndroi deri në vitin 2000.

viduka modric

Më pas ai shkoi në Leeds Unitedi e famshëm, ku luajti deri në vitin 2004, më pas ishte anëtar i Middlesbrough deri në vitin 2007, ndërsa karrierën e mbylli në Newcastle United në vitin 2009.

Ai luajti 53 ndeshje për kombëtaren Australiane dhe shënoi 11 gola. Në vitin 2006 me “kangurët” eliminoi Kroacinë në Grupin F të Botërorit të Gjermanisë.

Çfarë po bën tani Mark Viduka?

Viduka e kalon kohën e lirë dhe jeton në Zagreb të Kroacisë, ku ka një kafene dhe ka një dashuri të madhe për kafenë që shet.

Ajo që shumë nuk dinë është se legjenda kroate e Real Madridit, Luka Modric dhe Mark Viduka janë kushërinj.

Babai i Lukës, Stipe dhe nëna e Markit, Milka, janë të afërm apo familjar, dhe është interesante që Luka dhe Milka festojnë ditëlindjen në të njëjtën datë - 9 shtator. /Telegrafi/

telegrafi sport app