Para pak çastesh në autostradën Gostivar – Tetovë, është djegur një veturë. Vetura ka qenë duke lëvizur nga Gostivari për në Tetovë, ndërsa ajo ka shpërthyer në flakë afër pikë pagesës në Tetovë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.


Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa kanë intervenuar zjarrfikësit për ta shuar të njëjtën./Alsat/