LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Strimnicë të Tetovë, humb jetën një person

Digjet një shtëpi në Strimnicë të Tetovë, humb jetën një person

QMK Rajonale e Tetovës transmeton informacionin nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Tetovë se në periudhën nga ora 23:34 deri në ora 02:45 pas mesnate me 11 zjarrfikës dhe katër automjete zjarrfikëse kanë shuar një shtëpi të djegur në fshatin Strimnicë, komuna e Zhelinës.

Tashmë gjatë ndërhyrjes së policisë, konkretisht në orën 00:19, punonjësit e shërbimit denoncuan se një 90-vjeçar ka humbur jetën nga zjarri.

Zjarrfikësit e Tetovës e kanë nxjerrë personin e vdekur nga shtëpia, ndërsa për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore për veprime të mëtutjeshme, ndërsa ekipi nga SPB Tetovë ka kryer kontroll në vendin e zjarrit.


Për rastin kanë dhënë detaje edhe nga SPB Tetovë.

“Me datë 18.11.2024 në ora 23:30 në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Strimnicë të Tetovës, është përhapur zjarr në një shtëpi në pronësi të Z.Sh (90) nga fshati Strimnicë, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjestarë të policisë të NJP Grupçin edhe një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve Tetovë, i cili në orën 00:20 ka gjetur të vdekurin Z.Sh. Zjarri është shuar tërësishtë kurse vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku nga Ekipi i ndihmës së shpejtë. Inspektiomin në vendin e ngjarjes e ka kryer prokurori publik dhe ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

“E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë”, aktakuzë ndaj të dyshuarit i cili muaj më parë vrau gruan në Pejë

Drejtësi
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

Lajme
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet

Lajme
Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Astma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori