Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot, ku një autobus që ishte duke transportuar pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Autobusi është i kompanisë turistike nga Prizreni  “Atmaxha”.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë.

Nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo se pse autobusi u përfshi nga flakët, shkruan Syri.net