Në orët e hershme të mëngjesit dy kamionë janë përfshirë nga zjarri në rrugën "Mbreti Petri" në Mitrovicë veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se zjarri është vënë me qëllim mbi kamionë, dhe se zjarri ka përfshirë edhe një veturë që ishte afër.


"Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamionë (zjarri i është vënë mbi motor) që ishin të parkuar para magazinës së tyre. Një veturë poashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin", u shpreh Elshani.

Tutje, ai tha se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe se policia po punon në ndriçimin e rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie./Telegrafi/

90356697 7977 451d ae90 c0527a7fc5a5

6fa603c2 29d7 4cd7 9a60 43e40d7e5343

0aac0847 0271 4ead b996 5affa572b5b7