LAJMI I FUNDIT:

Diddy detyrohet të kthejë çelësin e nderit të qyetit të New Yorkut, me kërkesë nga kryebashkiaku Eric Adams, pas pamjeve tmerruese të sulmit

Diddy detyrohet të kthejë çelësin e nderit të qyetit të New Yorkut, me kërkesë nga kryebashkiaku Eric Adams, pas pamjeve tmerruese të sulmit

Sean Diddy Combs e ka kthyer çelësin e tij ceremonial në qytetin e New Yorkut që iu dha vitin e kaluar nga kryebashkiaku Eric Adams.

Kjo vjen pasi kryebashkiaku i dërgoi një letër reperit më 4 qershor, duke kërkuar kthimin e nderit, pas reagimit të ashpër mbi pamjet e reperit të turpëruar duke sulmuar ish-të dashurën e tij Cassie Ventura.

Adams shkroi se qëndron me të mbijetuarat e abuzimit në familje dhe më pas vuri në dukje se Çelësi i qytetit u jepet qytetarëve model dhe se Combs nuk i plotësonte më kriteret për përzgjedhje, shkruan DailyMail.


Diddy u fotografua shtatorin e kaluar duke marrë çelësin e qytetit të Nju Jorkut, i cili iu dorëzua nga kryebashkiaku Eric Adams

TMZ raportoi se ekipi i Diddy e ktheu çelësin duke përdorur udhëzimet e dhëna nga zyra e kryetarit.

Qyteti i New Yorkut mban një listë të të gjithë marrësve të Çelësit të qytetit dhe Combs do të mbetet në regjistër, megjithatë hyrja e tij tashmë është ndryshuar.

Sean Diddy Combs i ka kthyer çelësin e qytetit të Nju Jorkut që iu dha vitin e kaluar nga kryebashkiaku Eric Adams.

“Ky çelës i qytetit u anulua nga kryebashkiaku Eric Adams më 4 qershor 2024, nëpërmjet një letre zyrtare për shkak të veprimeve të dhunës në familje dhe me bazë gjinore të kryera nga z. Combs.”

Muajin e kaluar, Adams i tha PIX11 se ekipi i tij po mblidhej për të rishqyrtuar nderin.

Kryebashkiaku i dërgoi një letër reperit të përvuajtur më 4 qershor duke përmendur si arsye videon e reperit duke sulmuar ish të dashurën Cassie Ventura.

“Mendoj se të gjithë ne ishim thellësisht të shqetësuar duke parë atë video rrëqethëse të zonjës së re që sulmohej nga ai.”

“Komisioni dhe ekipi nuk kanë tërhequr kurrë një çelës më parë, por ne tani jemi ulur për të parë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm përpara”, tha ai.

Diddy është aktualisht nën hetim federal dhe po përballet me akuza serioze për sulme dhe abuzime seksuale. /Telegrafi/

TMZ raportoi se ekipi i Diddy e ktheu çelësin duke përdorur udhëzimet e dhëna nga zyra e kryetarit

Adams tha se administrata e tij po mendon të marrë mbrapsht çelësin ceremonial të qytetit që ai ia dha Diddy-t vitin e kaluar pasi një video e reperit që sulmonte ish-të dashurën Cassie (në foto) doli në dritë.