LAJMI I FUNDIT:

Dibra turistike, pa qendër informative

Dibra turistike, pa qendër informative

Edhe pse para dy dekadave në Dibër kanë funksionuar shoqata turistike, ato sot nuk ekzistojnë, kanë mbetur vet si një kujtim i së kaluarës. Në një situatë të këtillë vet subjektet juridike duan apo s’duan prezantojnë ofertat turistike.

Por kjo mënyrë nuk mundëson për një përfshirje të gjerë të ofertave turistike të Dibrës dhe rajonit. Aktualisht përveç Banjave të Dibrës Capa të cilët kanë mënyra të shumta dhe shumë të suksesshme të prezantimit të lokaliteteve banjare, asnjë subjekt apo shoqatë tjetër nuk merret me çështjen e zhvillimit të turizmit në mënyrë të organizuar.


Këshilltari në Komunën e Dibrës, Ilirian Fetahu zyrtarisht ka kërkuar që pushteti vendor së bashku me subjektet e interesuar që merren me turizëm të ndërmarrin aktivitete në interes të zhvillimit të turizmit. Ai thekson se përveç turizmit banjar, turizmit malor, turizmit liqenor, duhet të ketë një ofertë më të gjerë me qëllim që për Dibrën të ketë më shumë interes turistik.

“Dibra nuk ka as udhërrëfyes i cili në momente kur arrijnë grupe turistike nga vendi por edhe nga jashtë t’ua tregojë qytetin sidomos shtëpitë e vjetra qytetare, hamamet nga periudha e osmanlinjve, xhamit, kishat etj.”, thotë Fetahu, tek sa shton se nevoja për një organizim më të mirë në sferën e turizmit është e patjetërsueshme.

Ndërkohë, disa shoqata qytetare kërkojnë patjetër aktivizimin të një shoqate të re turistike e cila do të mundësojë themelimin të një Qendre informative turistike. Duke themeluar një organizatë të këtillë e cila tërësisht do të bashkëpunonte edhe me pushtetin vendor Dibra do të pret më shumë turistë, pasiqë përveç bukurive natyrore dhe objekteve historike edhe vet rajoni më i gjerë posedon poashtu edhe monumente të së kaluarës historike.

Edhe vlerësimi i Odave ekonomike që veprojnë në Dibër është se Dibrës i duhet një qendër informative për turistët. Për momentin, Dibrën e vizitojnë kalimthi grupe turistësh të vendit të cilët gjatë vizitave që ua bëjnë qyteteve turistike Ohër dhe Strugë.

Poashtu janë prezent edhe turistët e huaj kryesisht nga shtet të Bashkimit Evropian por që prezenca e tyre kryesisht është ditore. Qëndron fakti se numri i turistëve të huaj në të dy lokalitete banjare të Banjave të Dibrës Capa është në nivel por ajo ndodh vetëm për shkak të angazhimit të Bordit drejtues të ndërmarrjes ‘Banjat e Dibrës Capa’.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori