Kriza ekonomike dhe jeta e shtrenjtë shkaktojnë probleme të mëdha sidomos tek personat me sëmundje të ndryshme. Duke marrë parasysh këtë, përdorimi i medikamenteve është tejet i nevojshëm, por sikur rriteshin çmimet në të gjithë sferat, janë rritur edhe çmimet e ilaçeve. Në Dibër dhe rrethinë përveç listave që janë në fletoret e borxhlinjve në rrjetin tregtar, tanimë disa vite lista me borxhli ka edhe nëpër barnatore.
Nuk ka barnatore në Dibër ku anëtarët e familjeve me probleme ekstreme sociale nuk janë në listat të cilat kanë marrë borxhe për të blerë medikamente. Por, kjo dukuri dukshëm ka rritur vetëdijen edhe të shumë humanistëve të cilët organizojnë aktivitete për grumbullimin e mjeteve me të cilët pastaj shlyen borxhet të skamnorëve dibran që janë nëpër barnatoret e qytetit.
Në lidhje me këtë çështje biseduam me disa nga pronarët e barnatoreve në Dibër. Edhe ata e konfirmojnë se kanë hapur edhe lista për borxhlinj. Bëhet fjalë për persona të cilët blejnë medikamente por jo me para kesh por regjistrohen në listat e borxhlinjve me qëllim që ata para t’i paguajnë më vonë. Sidomos në këta lista gjenden edhe shumë të sëmurë kronik të cilët marrin edhe medikamente të shtrenjta. Janë medikamente të cilët nuk janë në listën të medikamenteve që merren me receta.
Në një nga barnatoret e Dibrës takuam A.T dibran i cili jeton vitet të 50-ta dhe pikërisht është person që gjenet në listat të borxhlinjve.
“Jetoj nga ndihma sociale por jam i sëmurë kronik. Jam i detyruar të shënohem në listën e borxhlinjve sepse nuk kam para. Borxhin e paguaj kur marr ndihmë sociale. Por, disa herë ka ndodhur që kur marr ndihmë sociale shkoj për të shlyer borxhin në barnatore. Më kanë informuar se ndonjë i ka paguar borxhet”, thotë ai.
Dukuria është pothuajse shqetësuese meqë lista e borxhlinjve nga dita në dit është më e gjatë. Në listën e borxhlinjve ka banorë të qytetit por edhe të fshatrave. Në rrjetin tregtar në Dibër në këndin ku bëhen edhe pagesat në shumë shitore ka edhe kuti për të ndihmuar skamnorët. Një kuti e tillë ndodhen edhe në një shitore ku shitet kafe. Pronari na tregoi se të gjithë paratë të cilët blerësit e kafes i hedhin në kutinë e ndihmave shkojnë pikërisht për pagesën e borxheve në barnatoret e Dibrës.
“Dibranët janë humanist të mirë dhe gjithmonë kutia e ndihmave është përplot me para”, thotë pronari i shitores. Në bisedën me disa dibran u informuam se pothuajse në të gjithë barnatoret e Dibrës pikërisht në këtë mënyrë shlyejnë borxhet e atyre skamnorëve që kanë marr barna me “veresi”. Po të njëjtin aktivitet e kanë edhe disa shoqata humanitare të cilët në kontinuitet përveç aktiviteteve të ndryshme humanitare, bëjnë pagesën e borxheve që kanë skamnorët nëpër barnatoret e qytetit. Dukuria sidomos është në rritje tani kur jeta nga dita në ditë bëhet më e shtrenjtë por njëkohësisht edhe medikamentet janë shumë të shtrenjta.
Pronarët e barnatoreve në Dibër poashtu na informuan se deri tani nuk kanë kthyer asnjë qytetarë që ka kërkuar medikamente, meqë bëhet fjalë për persona me probleme sociale. Ata poashtu pohojnë se pjesa dërmuese e borxheve paguhen nga ana e aktivistëve humanitarë, kurse ka raste kur pagesat bëhen nga ana e personave që kanë marr medikamente pas marrjes së ndihmave sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi