Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka pasur rezultate konkrete as në vitin 2022. Krizat dhe tensionet e njëpasnjëshme mes Kosovës dhe Serbisë, i thelluan edhe më shumë polarizimet mes palëve, përkundër që gjatë vitit të kaluar doli në pah edhe plani franko-gjerman për dialogun.
Madje, kulmi i tensioneve arriti në muajin dhjetor, ku mbi tri javë rrugët në katër komunat veriore ishin bllokuar nga barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale dhe serbët lokal atje. Me vetëm dy takime të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, marrëveshja finale ishte larg e arritshme edhe gjatë vitit të kaluar.
Mirëpo, gjatë vitit 2022, Kosova arriti t’i vendos reciprocitet Serbisë sa i përket vendosjes së afisheve në targa dhe po ashtu në letërnjoftime, ku detyruan Serbinë t’i largojë dokumentet shtesë për qytetarët kosovarë që hynë në territor të saj. Ndërkaq, ngeci në largimin e targave ilegale serbe në territorin e Kosovës.
Në partinë në pushtet, thonë se dialogu me Serbinë është rikonceptuar komplet nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por, ndryshe e shohin partitë opozitare të cilat e akuzojnë Kurtin se ka degraduar dialogun duke biseduar për çështje teknike dhe aspekte që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të Kosovës. Në anën tjetër nga shoqëria civile, thonë se e vetmja gjë pozitive në dialog gjatë vitit 2022, ishte plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin potencojnë se në vitin 2023, mund të ketë zhvillime pozitive.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se Qeveria e Kosovës e ka vendos në tavolinën ndërmjetësuese nevojën për dialog të mirëfilltë politik për marrëveshjen finale me njohjen reciproke.
Ai thotë se pritjet për dialogun në vitin 2023 janë të larta, marrë parasysh edhe afatizimin e tij në bazë të planit franko-gjerman.
“Është rikocenptuar komplet dialogu. Është arritur nga Qeveria e Kosovës që të argumentojë dhe të vendos në tavolinën e ndërmjetësuesve nevojën për një dialog të mirëfilltë politik për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Madje në veprimet e fundit kjo është intensifikuar edhe më shumë duke u afatizuar edhe në kohë që më së voni deri në pranverën e viti të ardhshëm të kemi një marrëveshje. Kosova është e përkushtuar është konstruktive, por natyrisht marrëveshja kërkon dy palë dhe ne nuk flasim dot për Serbinë.
Serbisë duhet t’i rritet presioni ndërkombëtar, në njërën anë për t’i shkëputur lidhjen që ka me Rusinë dhe Kinën e që po shërben si një mashë e Rusisë për të destabilizuar rajonin përmes destabilizimit të veriut dhe në anën tjetër natyrisht për të arritur marrëveshjen finale me njohjen reciproke. Normalizimi i plotë mes dy vendeve nuk mund të ndodh pa njohje reciproke. Nëse flasim për normalizim, në termat edhe të vlerave ndërkombëtare atëherë duhet të ketë njohje reciproke dhe kësisoj të ndërtohet raportet të fqinjësisë së mirë”, thotë ai.
Por, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për KosovaPress, se Kosova po zhvillon dialog pa parime me Serbinë dhe të pa definuar në kohë.
“Sot shohim një dialog i cili është i pa definuar në kohë dhe që nuk ka asnjë parim. Mirëpo çka është edhe më e dhimbshme nuk shohim se kemi një epilog final. Pra është një dialog që bëhet at-hoc, i cili nuk ka asnjë plan dhe strategji dhe nuk shohim asnjë rezultat konkret…Kemi pasur një dialog është marrë me çështje teknike që kanë të bëjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës, jo normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por kanë qenë marrëveshje që është diskutuar për targat të cilat janë komplet vend i brendshëm dhe jo një vendim që diskuton as me Brukselin dhe as me Serbinë”, deklaron ajo.
Kritika për çështjen e dialogun ndaj kryeministrit Kurti, adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
“Deri tash ka qenë dialog teknik dhe s’ka pasur aspak progres, mirëpo mund të them se ka pasur vetëm regres. Po e shohim edhe gjendjen në pjesën veriore, ku një qeveri që plotë gojën e ka sovranitet dhe integritet, mirëpo atje është cenuar integriteti dhe sovraniteti… Si parti opozitare e kemi përkrah kryeministrin në gjitha temat integruese, gjithashtu edhe për dialog që të ketë një dialog përfundimtar me njohje reciproke, duke ruajtur kushtetutshmërinë, integritetin dhe sovranitetin, mirëpo ne ende nuk po shohim se po ndodh ajo. Nga kjo qeveri nuk pres që të përfundojë dialogu, pasi jemi kthyer prapa me çështjen e këtij procesi”, nënvizon deputetja opozitare.
Në anën tjetër, monitoruesi i procesit të dialogut nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu, thotë se dialogu gjatë vitit 2022, është karakterizuar me ngecje dhe kriza të vazhdueshme.
Të vetmen gjë pozitive, ai e sheh planin franko-gjerman për dialogun, për të cilin palët ende nuk janë përfshirë aktivisht për të diskutuar.
“Dialogu gjatë vitit 2022 është karakterizuar me ngecje të kohëpaskohshme dhe kriza. Ka qenë kriza e theksuar për targa që fillojë në vitin 2021 por vazhdojë edhe vitin 2022. Po ashtu kemi pasur krizën edhe më dokumente dhe së fundmi edhe me barrikadat. Ka qenë një proces i cili është shkaktuar me kriza dhe menaxhim të krizës edhe në tavolinën e bisedimeve. Sidoqoftë janë disa aspekte ku ka pasur sukses dhe të arritura. Sidomos nga ana e Kosovës ka qenë e suksesshme vendosja e afisheve për targa që u krijua reciprociteti, po ashtu edhe arritja e marrëveshjes për të hyrë në Kosovë dhe Serbi vetëm me letërnjoftim, kjo që nuk kishte ndodhur më parë dhe kjo është një reciprocitet me Serbinë.
Besoj që tronditja më e madhe në dialog, qoftë në aspektin pozitiv dhe atë negativ, ndodhi me dinamizmin e procesit përmes aktualizimit të problemeve që ndodhën në veri dhe aktivizimit të dialogut përmes planit të BE-së, i ashtuquajtur planit franko-gjerman që krijojë një momentum të ri. Krijojë një momentum të ri në involvimin e partnerëve ndërkombëtar, Gjermanisë, Francës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U tha një lloj afati edhe nga BE-ja që gjatë vitit 2023 të diskutohet për marrëveshjen finale, ishte ky progresi më i madh në dialog”, deklaron ai.
Dy takimet e vetme mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel kanë qenë në muajin gusht dhe nëntor të vitit 2022. I pari nuk prodhoi diçka konkrete, përveç prezantimit të pozicionit të Kosovës për arritjen e marrëveshjes finale. Ndërkaq, takimi i dytë në nëntor ishte më tensionues, ku përgjatë katër orëve negociata u tentua të gjendet një zgjidhje për vendimin për çështjen e targave ilegale, por pa rezultat. Mirëpo, si rezultat i këtij takimi, dy kryenegociatorët arritën një marrëveshje, ku Kosova shtyu vendimin për targat ilegale për t’i hapur rrugë diskutimeve për planin franko-gjerman për dialogun.
Pavarësisht kësaj, situata në veri të vendit u tensionua në fund të vitit 2022, ku serbët lokal atje u dorëhoqën nga institucionet. Kjo i hapi rrugë organizimit të zgjedhjeve të reja atje, ku grupe kriminale kundërshtuan dhe sulmuan zyrat e KQZ-së. Si pasojë e kësaj, presidentja shtyu zgjedhjet deri në 30 prill të vitit 2023, përkundër kësaj, serbët atje u revoltuan sërish, pas arrestimit të një ish-zyrtari policor të Kosovës nga komuniteti serb për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrave të KQZ-së.
Ata më 10 dhjetor të vitit 2022 bllokuan rrugët në katër komunat veriore, rrjedhimisht atje u pengua liria e lëvizjes dhe u mbyllën edhe dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?