LAJMI I FUNDIT:

Diagnostimi me kancer i McCain, reagojnë Trump, Obama dhe Clinton: Je luftëtar John, dërgoje në ferr

Diagnostimi me kancer i McCain, reagojnë Trump, Obama dhe Clinton: Je luftëtar John, dërgoje në ferr

Senatori republikan, John McCain është diagnostikuar me kancer në tru dhe menjëherë reagimet në mbështetje të tij kanë qenë të shumta.

Donald Trump, Barack Obama, Bill Clinton, Hillary Clinton, Joe Biden dhe John Kerry janë vetëm disa nga personalitet amerikane që kanë dhënë mesazhe mbështetëse për kolegun e tyre, përcjell Dita.

“Senatori John McCain ka qenë gjithnjë luftëtar. Melania dhe unë i dërgojmë lutjet për senatorin McCain, Cindy dhe për të gjithë familjen. Bëhu mirë sa më shpejt”, Donald Trump, president i SHBA.


“John McCain është hero amerikan dhe një prej luftëtarëve më të guximshëm që kam njohur. Kanceri nuk e di kundër kujt është. Dërgoje në ferr, John”, Barack Obama, ish-president i SHBA.

“John dhe unë jemi miq prej 40 vitesh. Ka kaluar përmes shumë vështirësive me shumë elegancë. Është i fort dhe do ta mposht këtë (sëmundje)”, Joe Biden, ish-zv/president i SHBA.

“Siç ka treguar gjatë gjithë jetës së tij, mos vini baste kundër John McCain. I uroj gjithë të mirat për një shërim sa më të shpejt”, Bill Clinton, ish-president i SHBA.

“John McCain është i fort. Mendimet e mia sot janë me John, Cindy dhe fëmijët e tyre të mrekullueshëm, si dhe për të gjithë familjen”, Hillary Clinton, ish-Zonja e Parë e SHBA.

“Senatori John McCain ka qenë gjithnjë luftëtar. Të gjithë ne, jo si Republikan dhe Demokrat, por si amerikanë, jemi në mbështetje të tij”, Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

“E dua John McCain. I pamposhtur, i pathyeshëm”, John Kerry, ish-Sekretar Shteti.

“Jam duke u lutur për mikun tim, John McCain. Ai është partneri im në luftën për demokraci globale dhe e di se nuk do të dorëzohet”, Madeleine Albright‏, ish-Sekretare e Shtetit.

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori