LAJMI I FUNDIT:

Diagnostikimi kompjuterik elektrodermal (AMSAT)

Diagnostikimi kompjuterik elektrodermal (AMSAT)

Metodat mjekësore kërkojnë edhe diagnostikim modern. Këto pajisje funksionojnë në bazë të parametrave elektofizikë në pikat biologjike aktive të pacientëve (përçueshmëria elektrike kompleksive e lëkurës, përçueshmëria galvanike (anoda-katoda) dhe temperatura e shkallëzuar e matur gjatë rrymës njëkahore dhe shumëkahore, të cilat japin informacionin objektiv për gjendjen e organizmit dhe bëjnë ndarjen e organeve dhe të sistemeve të organeve sipas patologjisë.

Dr. Rabit Sadiku Ph
www.aku-center.com

Sistemi Diagnostik Elektrodermal


AMSAT bazohet në matjen disa minutëshe të parametrave elektrikë momental që bëjnë prezantimin e pikave aktive refleksogjene biologjike të zonave të lëkurës dhe na jep një pasqyrë për gjendjen funksionale lidhjeve të organeve dhe sistemeve të organeve. Bazuar në grafikën kompjuterike fitojmë pasqyrën mbi gjendjen e organeve dhe sistemeve të organeve të pacientit sipas shkallës që bazohet në krahasimin me gjendje normale.

Ky sistem unikat i diagnostikimit jep informacione të shpejta mbi gjendjen funksionale të organizmit dhe prezanton mundësitë që të kontrolloj dinamikën e shërimit të pacientit gjatë terapive të cilat bëhen në qendrën tonë që bazohet kryesisht në këto terapi: rezonancë mikrovalore, akupunkturë, masazh, aerojonizoterapi, relaksim autogjenik. etj. Të cilat janë duke u përhapur me të madhe dhe janë bazë shumë e mire për mjekimin e sëmundjeve psiko-somatike. Me këtë hapet mundësia optimale e ciklit teknologjikë të mjekimit: diagnostifikim-terapi-diagnostifikim që mundëson optimumin e procesit dhe rezultatet e mjekimit.

Principi i punës së sistemit AMSAT

Amsat-sistemi diagnostifikues përbehet prej bllokut matës të cilin e drejton kompjuteri personal, 6 elektroda matëse (këmbës, dorës dhe kokës) si dhe softueri përcjellës. Në procesin e diagnostikimit test signali i cili vepron te pacienti është plotësisht i padëmshëm për shëndetin e tij dhe nuk përcjell asnjë ndjenjë të pakëndshme. Informacionet për gjendjen e organizmit fitohen duke bërë kryqëzime disa rrethore duke skenuar test-signal elektrik përgjatë 22 drejtimeve dhe analizës statistikore duke dalur prej vlerave nominale vëllimore të përçueshmërisë representative të zonave të organizmit dhe me këtë edhe lidhjeve të organeve dhe sitemeve të organeve.

Grafika prezanton informacionet dhe i mundëson edhe mjekut edhe pacientit që në mënyrë të qartë të mësojnë për gjendjen e organeve dhe sistemeve të organeve që shikohen duke bërë krahasimin me vlerat e gjendjes së normales. Informacionet tekstuale komentojnë gjendjen funksionale të lidhshmërisë së organizmit, ndërsa dialogu mjekë-pacient verifikojnë të dhënat dhe rezultatet e kërkimeve.

Mundësitë e sistemit AMSAT

Mundësia e njohjes së gjendjes funksionale të organizmit në formë të fotografive që u përgjigjen organeve dhe sistemeve të organeve.

* Kontrollimi i efikasitetit të rezultateve gjatë aplikimit të rezonancës mikrovalore.
* Analiza e ndryshimeve dinamike të gjendjes funksionale të organizmit gjatë mjekimit.
* Përcaktimi i problemeve urgjente të organizmit.
* Përcaktimi i karakterit patologjik,duke shfrytëzuar datotekën e komjuterit personal.
* Përcjellja e treningut autogjen dhe rehabilitimi te lëndimet e sportistëve.
* Duke shfrytëzuar rezonancën mikrovalore diganostifikimi kompjuterik elektrodermal mundëson proces optimal dhe rezultate të mira të shërimit.

Efikasiteti i sistemit AMSAT

Në bazë të rezultateve klinike, saktësia e informacioneve mbi gjendjen e Organeve dhe sistemit të organeve arrin mbi 80%. Vlera e rezultateve të AMSAT-it është shumë më e madhe për shkak eksploatimit të kohës, monitoringut të përhershëm të pacientit, si dhe korrektimit të gjendjes me Rezonancë Mikrovalore duke dëshiruar që të kemi sa më shumë rezultate.

Për pacientët të cilët i nënshtrohen (AMSAT) vlejnë këto rregulla:
* Duhet të kaloni një natë të zakonshme (të qetë)
* Nuk duhet të pini kafe apo çaj në ditën e incizimit
* Mos përdorni barëra mundësisht një ditë më herët
* Të keni jashtëqitje të rregullt, fshikëza e urinës të jetë e zbrazët
* Duhet t’i largoni të gjitha metalet, stolitë, ortezat apo protezat para incizimit
* Incizimi nuk duhet të bëhet tri ditë para dhe gjatë ciklit menstrual
* Duhet të keni rroba të brendshme nga pambuku
* Incizimi i ndalohet personave me pejsmejker si dhe atyre me metale të ndryshme në organizëm

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori