Artistja e mirënjohur, Dhurata Dora ka lansuar një këngë të re.

Këtë herë Dhurata ka ardhur në një bashkëpunim të radhës me këngëtaren nga Shqipëria, Elvana Gjata.


Dy vajzat kanë sjellur këngën me titullin "Rrotullo" që e shoqëruan edhe me një videoklip, i cili erdhi me regji të Bogdan Paun.

341115982 627233195426509 7852061286458070333 n Foto: Screenshot/YouTube

Producent i projektit është Panda Music, ndërsa teksti dhe melodia u realizuan nga Tonic & Denk, dhe vetë këngëtaret.

Ndërkohë, për 'beatin' u përkujdesën gjithashtu Tonic dhe Banzz.

341345183 772552284186380 7458867236400314759 n Foto: Screenshot/YouTube

Ky duet për dyshen vjen pas dy kënge të tjera "Gajde" dhe "Luj" që ato sollën muaj më parë dhe që u mirëpriten nga fansat e tyre.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse edhe kyr projekti i ri i tyre do të ketë suksesin e njëjtë me ato të mëparshmet. /Telegrafi/