Dhurata Dora nis xhirimet e klipit të ri, merr vëmendje me stilin e flokëve dhe paraqitjen atraktive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale, saktësisht në Instagram - aty ku ndiqet nga mbi dy milionë ndjekës.
Ajo ka njoftuar se së shpejti do të sjellë këngën e re dhe me këtë rast ka ndarë edhe një imazh nga prapaskenat e klipit.
Siç eksperimenton gjithnjë, Dora ka marrë vëmendje me paraqitjen atraktive dhe stilin e flokëve.
“Se veç ty të dua, së shpejti”, ka shkruar ajo referuar një fraze të tekstit.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin për prurjen e saj të radhës.
“Harrom” ndërkaq mbetet e fundit e lansuar në dhjetor të vitit që lamë pas, e cila për disa muaj ka grumbulluar afro 30 milionë klikime.
Për projektin e ri, Dhurata nuk ka zbuluar më shumë detaje por që presim të shohim në vazhdim. /Telegrafi/




















































