Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në Prishtinë më 5 prill.
Sipas raportit të policisë thuhet se lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































