Dhjetori është muaji i nostalgjisë dhe emocioneve, por Cineplexx e nis me një përzierje të frikës, argëtimit dhe ofertave!

Nga sot, në Cineplexx Prishtinë dhe Prizen nis shfaqja e Five Nights at Freddy’s! Për premierën, ju presim me pizza slices nga Sach Pizza! Dhe mbajeni mend këtë datë: 7 dhjetor. Super Saver vjen me një super surprizë… këtë herë mund ta përjetoni edhe formatin IMAX për vetëm 2,50 €!


Horror Night – “Five Nights at Freddy’s 2” (4 Dhjetor)

Sot më 4 dhjetor, nga ora 20:00, Cineplexx organizon Horror Night me premierën e filmit “Five Nights at Freddy’s 2”. Atmosfera e frikshme shoqërohet me slices pizza nga @sachpizza.

Rreth filmit:

Ka kaluar një vit nga makthi i mbinatyrshëm në Picerinë e Freddy Fazbear. Historitë se çfarë ndodhi aty janë kthyer në një legjendë lokale, duke frymëzuar Fazfestin e parë tëqytetit. Ish roja i objekteve Majku (Josh Hutcherson) dhe oficerja e policisë Vanesa Elizabeth Lail) e kanë mbajtur sekret të vërtetën nga motra 11 vjeçe e Majkut, (Piper Rubio), në lidhje me fatin e miqve të saj animatronikë. Por kur Ebi del për t’u rilidhur me Fredin, Bonin, Çikën dhe Foksin, kjo gjë do të vërë në lëvizje një varg të tmerrshëm ngjarjesh, duke treguar sekretet e errëta për origjinën e vërtetë të Fredit, dhe duke sjellë një tmerr të harruar që kishte dekada që fshihej.

Super Saver – 7 Dhjetor

Çdo të dielë të parë të muajit Cineplexx sjell ofertën super saver, por këtë herë më ndryshe. Çmimi i biletës: vetëm 2.50 € ,dhe ajo që e bën edhe më tërheqëse: oferta vlen edhe për IMAX.

Kjo është dita e përkryer për të shijuar filmat më të rinj me një çmim jashtëzakonisht të volitshëm.

Filmët e muajit:

Predator: Badlands (IMAX),

Black Phone,

2 Chainsaw Man (IMAX),

ADN,

Filma për fëmijë:

The Bad Guys 2,

Gabby’s Dollhouse: The Movie,

Lilo & Stitch.

Cineplexx ju mirëpret për një dhjetor të mbushur me filma, oferta dhe atmosferë të vërtetë festive.