Eksperti i njohur turk për onkologji në spitalin "Memorial Atasehir", prof. dr. Gokhan Kandemir, ka deklarua që çdo vit nga kanceri vdesin një numër i madh i personave, vdekja e të cilëve në 30-40 për qind të rasteve do të mund të parandalohej përmes intervenimit me kohë.
Sipas mendimit të mjekut Kandemir, ka dhjetë rregulla të arta për mbrojtjen nga kanceri.
Sipas tij, rregulla e parë është të mos konsumohet duhani, sepse, sipas disa hulumtimeve, tek të sëmurët nga kanceri pirja e duhanit në 87 për qind të rasteve është shkaku kryesor i sëmundjes. Po ashtu, pirja e duhanit nxit kancerin e fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, pankreasit, stomakut, veshkave dhe fshikëzës së urinës.
Rregulla e dytë është të mos konsumohet alkooli ose të reduktohet sasia, sepse alkooli shkakton kancerin e gojës, fytit, ezofagut, laringut, mëlçisë, zorrës së trashë, pankreasit dhe kancerin e gjirit.
Dr. Kandemir thekson që është shumë e rëndësishme të mos i ekspozohemi rrezatimit, derisa qëndrimi gjatë në diell mund të nxisë kancerin e lëkurës.
E nevojshme është të ruheni nga infeksionet, sepse në botë një e pesta e kancereve janë të lidhura direkt me infeksionet kronike.
Duhet t’i kushtohet vëmendje edhe ushqyerjes së shëndetshme. Kështu, duhet që njeriu gjatë ditës të pijë deri 2.5 litra ujë, derisa duhet të shmanget suxhuku, sallami dhe virshllet. Po ashtu, një person në ditë nuk guxon të konsumojë më shumë se 2.3 gramë kripë.
Shumë i rëndësishëm është aktiviteti fizik. Duhet të bëhen 30 minuta ushtrime në ditë për t’u mbrojtur nga kanceri dhe sëmundjet e tjera.
Me rëndësi është të ruheni edhe nga pesha e tepërt, sepse pesha e tepërt trupore është e lidhur me kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mitrës, ezofagut, veshkave, pankreasit, prostatës dhe vezorëve.
Shumë e rëndësishme është që me kohë të vërehen shenjat dhe simptomat e sëmundjes. Në mes simptomave kryesore të kancerit janë humbja e papritur e peshës, temperatura e lartë, ndjenja e dobësisë.
Ndryshimet në lëkurë, ndryshimet në funksionet e zorrëve dhe urinare, gjakderdhja e papritur dhe abnormale, plagët e pashërueshme, masa e prekshme në trup, ënjtjet, gëlltitja e vështirë, çrregullimet tretëse dhe ngjirja e zërit.
Rregulla tjetër është të kuptohet rreziku nga kanceri dhe të fillohet trajtimi në kohë.
Dhe në fund, sipas fjalëve të dr. Kandemir, është shumë e rëndësishme të luftohet kundër stresit, sepse stresi i tepërt mund të shkaktojë kancerin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare