LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm që po marrin pjesën në Kampionatin Botëror – Mbappe pozicionohet i treti

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm që po marrin pjesën në Kampionatin Botëror – Mbappe pozicionohet i treti

Jude Bellingham ishte tashmë lojtari më i vlefshëm i Kupës së Botës edhe para paraqitjes së tij heroike kur Anglia mposhti Iranin.

Mesfushori i Borussia Dortmundit ishte fantatik në fushë. Ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me një goditje të përsosur në zonë dhe me kokë.

Dhe 19-vjeçari dominoi lojën me diapazonin e tij të gjerë të pasimeve, besimin në top dhe aftësinë për të goditur.


Jude Bellingham është ylli më i vlefshëm i Kupës së Botës

Aksionet e tij pa dyshim u rritën si rezultat i shfaqjes – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nëse ai mund të ndihmojë që Tre Luanët të shkojnë sa më larg në turne.

Observatori i Futbollit “CIES” bënë vlerësimet e tyre të fundit dhe përcaktuan se cilët janë lojtarët kryesorë në “Katar 2022”:

1) Jude Bellingham (Angli) – 202 milionë euro

Në moshën 19-vjeçare, Bellingham tashmë po luan si një lojtar me përvojë në skenën botërore.

Nuk është çudi që Dortmundi do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro kur ekipe si Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe në veçanti Real Madridi do të tentojnë t’i sigurojnë shërbimet e tij.

Adoleshenti anglez shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në debutimin e tij në Kupën e Botës

2) Phil Foden (Angli) – 199 milionë euro

Vetëm pas Bellingham është bashkëlojtari i tij anglez, Foden.

Ylli 22-vjeçar i Cityt ka tashmë 208 paraqitje për klubin dhe kombëtaren dhe katër tituj në Ligën Premier.

Talenti i Phil Foden është i qartë për të gjithë dhe ai vlen 172 milion £

3) Kylian Mbappe (Francë) – 185 milionë euro

Adoleshenti i parë që nga Pele që shënoi në finalen e Kupës së Botës, Mbappe dëshmoi se ishte i lindur për rastin e madh.

Katër vjet më vonë, ai është bërë lojtari më i paguar në botën e futbollit.

Kylian Mbappe vazhdoi serinë e golave ​​me numrin 29 për Francën kundër Australisë

4) Pedri (Spanjë) – 158 milionë euro

I pari nga tre mesfushorët spanjollë në top shtatëshen, në mënyrë të pabesueshme, është 19-vjeçari Pedri.

Ai hyri në akademinë e Las Palmas, por u transferua nga Barcelona dhe u kurorëzua fituesi i Golden Boy dhe Jopa Trophy në vitin 2021.

Gjëra të mëdha priten nga i riu i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri

5) Gavi (Spanjë) – 155 milionë euro

Talenti i Barcelonës, 18-vjeçar, iu bashkua La Masias në moshën 11-vjeçare dhe është një lojtar i rregullt i ekipit të parë për klubin dhe vendin – duke u bërë golashënuesi më i ri i Spanjës në qershor.

Në vetëm 18 vjeç, Gavi është në skuadrën e Kupës së Botës spanjolle me fanellën nr.9

6) Jamal Musiala (Gjermani) – 151 milionë euro

I lindur në Shtutgart, i rritur në Londrën e Jugut dhe pjesë e akademisë së Chelseat, dhe tani një titullar i Bayern Munichut në vetëm 19 vjeç.

Musiala luajti për Anglinë dhe Gjermaninë në nivelin e të rinjve përpara se të qëndrojë me vendin e tij të lindjes – dhe do të ketë shpresa të mëdha për të qenë lojtari vendimtar për shumë vite në vijim.

Gjermania po korr shpërblimet pasi Jamal Musiala zgjodhi të luante për ta

7) Rodri (Spanjë) – 119 milionë euro

Spanjolli i tretë mund të befasojë disa me asin e Manchester Cityt në listë.

Tani 26 vjeç, ish-lojtari i Atletico Madrid është zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror.

Rodri thuhet se ka një vlerë prej 103 milionë funtesh në tregun e sotëm

8) Ruben Dias (Portugali) – 118 milionë euro

Bashkëlojtari i Rodrit në Etihad, Dias është mbrojtësi më i vlefshëm në Kupën e Botës.

Ylli portugez është pasardhësi i Pepes në skenën ndërkombëtare dhe Vincent Kompany në nivel klubi – dhe po jep rezultate të vazhdueshme.

Ruben Dias është mbrojtësi më i vlefshëm në Botëror

9) Bukayo Saka (Angli) – 110 milionë euro

Dy gola në debutimin e tij në Kampionatin Botëror i dhanë Sakas çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Anësori i Arsenalit ka bërë hapa gjigantë nën drejtimin e Mikel Artetës dhe Gareth Southgate për t’u bërë një kërcënim shkatërrues si krah i djathtë, pozicioni i tij më i mirë.

Bukayo Saka u shpall lojtari i ndeshjes kundër Iranit

10) Josko Gvardiol (Kroaci) – 110 milionë euro

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar u bashkua me RB Leipzig në vitin 2021 pasi u bë mbrojtësi dhe adoleshenti më i shtrenjtë i Kroacisë.

Chelsea raportohet se kishte një ofertë prej 82 milionë euro të refuzuar në verë, por që skuadra gjermane ka shumë punë për ta mbajtur atë. /Telegrafi/

Josko Gvardiol është tashmë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori