Një tjetër sezon futbollistik sapo u mbyll me përfundime interesante. Medalje lumturie në qafën e dhjetëra futbollistëve që pas një rruge të gjatë arritën të grumbullojnë frytet e një pune të lodhshme.
Gjithsesi, për shumë prej tyre nuk është hera e parë pasi në karrierën kanë arritur të fitojnë gjithçka të mundshme, duke grumbulluar në muzen e tyre personal një numër të madh medaljesh. Të 10 futbollistët janë ende në aktivitet, ndërsa vetëm njëri prej tyre, ai që mban vendin e parë është surpriza më e madhe e këtij klasifikimi.
Vendin e 10 e mban kapiteni i Bayern Munich, Filip Lahm. Pep Guardiola e ka cilësuar si një ndër futbollistët më inteligjentë me të cilët ka puanr, por ai është gjithashtu edhe më i suksesshmi. Mbrojtësi gjerman e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Bayerni ku ka fituar 8 tituj , 6 Kupa Gjermanie dhe një titull të Ligës së Kampionëve, pa llogaritur këtu Kupën e Botës. Ai mban shiritin e kapitenit që prej vitit 2011.
Lista e gjatë e Barcelonës nis nga vendi i 9 me Sergio Busquets. Mesfushori i palodhur i katalanasve është një prej emrave kyç të periudhës së sukseseve në dekadën e fundit. 6 tituj kampion në Spanjë, 4 Kupa, 4 superkupa Spanje, 3 Champions, 3 Superkupa Evrope, 3 botërorë klubesh, 2 tituj evropianë dhe një kupë bote me Spanjën. Ndoshta do të duhet një libër voluminoz për të përshkruar karrierën e shkëlqyer të një lojtari të tillë. Jo më kot Barcelona e ka blinduar duke nënshkruar një kontratë të re 5-vjeçare.
Po në Katalonjë, Xavi ka arritur të fitojë gjithçka duke ngritur në qiell çdo trofe të mundshëm. Në 10 vitet e fundit me fanellën blaugrana, zbatuesi kryesor i filozofisë tika-taka u shndërrua në njeriun imazh të Barcelonës. Trofeun e parë e fitoi në vitin 1999 dhe që prej asaj periudhe nuk u ndal më. 8 kampionate, 4 Champions dhe një lumë medaljesh mes Kupave, superkupave dhe arritjeve me Spanjën që e ngriti në një nivel të pamenduar më parë.
Vendi i 7 shkon për Bastian Schweinsteiger. Mesfushori i Manchester United u transferua në Angli me një palmares të pasur dhe vendimi i marrë në vitet 2000 për të qëndruar në Bavari duket se i dha të drejtë. U shpall kampion në Bundesliga 13 vjet më parë dhe numëron 8 trofe të Masterschale. Një herë fitues i Champions League, 7 Kupa Gjermanie, një herë kampion Bote me Gjermaninë dhe si përfundim një FA Cup në Angli, shkruan supersport.
Gerard Pique rrëmben vendin e 6. Fitues fillimisht i Premier League në vitin 2008 dhe më pas një kapitull i gjatë suksesesh me Barcelonën. Në shtëpinë e tij ai gjeti dimensionin e vërtetë të një kampioni me 6 tituj, 3 Champions, 4 Kupa Mbreti dhe tre suksese me Kombëtaren e Spanjës. Nuk mungoi në asnjë minutë të Kupës së Botës 2010 dhe 6 ndeshje rresht në Euro 2012. Një mur i vërtetë.
Braziliani Maxwell është ndoshta emri më pak i kuotuar në këtë klasifikim por ai mban vendin e 5. E nisi rrugën e sukseseve me një kupë Brazili me Cruzeiron në vitin 2000 dhe më pas shumë trofe me Ajaxin, Interin, Barcelonën dhe Paris Saint Germain. 33 medalje të arta, e pabesueshme por e vërtetë, Maxwell është më i suksesshëm madje edhe se Zlatan Ibrahimovic.
Lionel Messi mund të jetë në garë për një vend në podiumin e lojtarëve më të mirë të kësaj loje, por ndërkohë ai mban vendin e katërt në klasifikimin e lojtarëve më të titulluar. Debutoi në vitin 2004 dhe në 12 vjet arriti suksese stratosferike në Spanjë dhe Evropë, me pengun e vetëm që në Argjentinë nuk ka arritur të gëzojë ende popullin e tij. Muzeun e tij e komplatojnë 5 Topat e Artë, më shumë se askush tjetër dhe një medalje e veçantë, ajo e Lojërave Olimpike.
Nga Argjentina në Brazil. Dano Alves mban vendin e tretë edhe pse është i vetmi në listën e lojtarëve të Barcelonës që nuk ka lidhje me La Masian e famshme. Debutoi me Bahian dhe për Evropën trampolinë u bë Sevilla ku fitoi dy herë Kupën UEFA dhe Kupën e Spanjës, përpara transferimit te Barcelona ku në 8 vite rezultoi një mbrojtës i pazëvendësueshëm. Në total fitoi 23 trofe me katalanasit, ndërsa me Brazilin numëron 1 Copa America dhe një Kupë Konfederatash.
Andres Iniesta është njeriu që bashkë me Xavin formoi boshtin e mesfushës së Barcelonës ku vazhdon të luajë duke fituar edhe dy trofe të tjerë në sezonin e fundit. Vendi i dytë për mesfushorin spanjoll është mëse i merituar pasi ai ndoshta është lojtari më i talentuar i skuadrës katalanase nëse këtu nuk llogarisim Lionel Messin. 8 tituj La Liga, 4 Kupa Mbreti, 4 Champions janë nektari i një karriere të çmendur ku 32-vjeçari ka arritur të konfirmohet një nga mesfushorët më mbresëlënës të dekadave të fundit. Ai ishte njeriu kyç në botërorin e fituar nga Spanja.
Ndoshta është disi ironike, por vendin e parë e mban një portier. Bëhet fjalë për brazilianin Julio Cesar, pjesë e Interit dominues të futbollit italian. Një Champions, 5 tituj në Itali, 3 Kupa, një botëror klubesh dhe disa trofe me Flamengon në Brazil. Julio Cesar vazhdon të fitojë pasi edhe tashmë në moshën 36-vjeçare, ai numëron 2 tituj në Portugali me Benfican. Një legjendë në katërkëndësh që ka arritur të thyejë pothuajse një formacion të plotë.
Nëse dikush mendon se këtij klasifikimi i mungon Zlatan Ibrahimovic, ka të drejtë, por gjiganti suedez numëron dy medalje më pak, aq sa Juventusit iu hoqën në vitin 2006 për skandalin Calcciopoli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit