LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë finalistët e çmimit “Kadare”

Dhjetë finalistët e çmimit “Kadare”

Juria e çmimit “Kadare”, është mbledhur për të seleksionuarit 10 autorët që do të kalojnë në fazën finale.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autor shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition.


Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani, ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Dhjetë finalistët janë:

1. Vera Bekteshi – “Një rrugë e gjatë pa krye”, roman

2. Zija Cela – “Dialli komik” roman

3. Virgjil Muçi – “Piramida e shpirtrave”, roman

4. Gazmend Krasniqi – “Triologjia e Shkodrës”, roman

5. Sokol Thana – “Guvernatori i shtëpisë së vogël”, roman

6. Rudina Cupi – “Shenjat e pikësimit”, roman

7. Thanas Dino – “Prishja ose ndërrimi dhe ndalimi”, roman

8. Alion Çaçi – “Tregime të rinisë”, tregime

9. Bashkim Hoxha – “Një ditë si Skëndërbeu”, roman

10. Shpëtim Selmani – “Libërthi i dashurisë”, roman.