Nga: Elona Caslli
Flitet shpesh për dhimbjen. Flitet për dhimbjen e kokës pas një nate pagjumësie të thellë. Flitet për dhimbjen e veshit e cila copëton edhe njeriun më të duruar mbi tokë. Flitet për dhimbjen e dhëmballës e cila ta mpin krejt qënien. Flitet për shumë dhimbje, por rrallë flitet për dhimbjen e mendimit.
Mendimi dhemb njësoj si dhëmballa, koka, veshi apo stomaku e mes njerëzve është mëse e logjikshme të zhvillohet ky dialog:
– Çfarë ke?
– Më dhemb mendimi.
Mendimi dhemb në këtë vend. Të dhemb aq shumë sa dhemb këmba, teksa futet në një këpucë me një numër të vogël dhe çdo herë që përballem me deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, më shfaqet imazhi i një këpucari me kallëp këpuce në dorë, që përpiqet të uniformizojë mendimin e çdo qytetari në këtë vend.
Të dhemb mendimi teksa sheh deklaratën e kryebashkiakut që thotë: Tirana është Evropë.
Në cilin qytet evropian, i vihet fadroma Teatrit Kombëtar në të gdhirë?! Cili historian mund ta shkruajë këtë ngjarje barbare në vitin 2020?!
Çdo qytetar evropian kur dëgjon këtë histori mbetet pa fjalë dhe fytyra e tij merr pamjen e një njeriu që sapo ka parë një kufomë të dekompozuar mbi dhé.
Në cilin qytet evropian ndodh shkatërrimi i qendrës historike të qytetit?! Në cilin qytet evropian simbolet historike mbyten nga kullat?! Në asnjë qytet evropian nuk ndodh kjo gjë. Ky shkatërrim ndodh vetëm në Shqipëri.
Kushdo që ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, teksa ka vizituar një kryeqytet evropian është njohur fillimisht me pjesën e vjetër të qytetit. Është njohur me kujtesën historike. Tirana është pa kujtesë historike. Tirana është pa të shkuar dhe pa të ardhme njëkohësisht.
Të dhemb mendimi teksa sheh ndërkombëtarët që hedhin valle mbi këtë shkatërrim dhe orvaten të na mbushin mendjen se jeta jonë ngrihet mbi standarde evropiane. Duket se evropianët sajojnë një Evropë enkas për Shqipërinë e ua servirin shqiptarëve si Evropën e mirëfilltë.
Të dhemb mendimi teksa sheh të ashtuquajturit intelektualë, të heshtin përballë këtij shkatërrimi ose akoma më keq, ta paraqesin këtë shkatërrim si zhvillim.
Përballë vrasjes së një kryeqyteti nuk ka përkatësi partiake. Nuk ka të majtë apo të djathtë. Përballë vrasjes së një kryeqyteti mbështet vrasësin duke heshtur ose e dënon këtë të fundit me një reagim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!
Historia e fisit Shala
Pikturat dhe artistët që shënuan Ekspresionizmin
Duhet ...
Roli i Nazim Gafurrit në ndërkombëtarizimin e masakrës së Bozhiqit 1921
Një libër që zhvesh “librat e bardhë”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia