Të premten është zhvilluar ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Rreth 1000 mysafirë të ftuar nga biznesi tregtar, sportet, moda dhe politika u pritën në Teatrin "Stage" në Berlin.


Loren dhe Gottschalk ishin nikoqirët e kësaj mbrëmje, e cila njëherësh shënon edicionin e 70-të të festivalit më të vjetër në Gjermani, siç është BAMBI Awards.

Në këtë mbrëmje ka marrë pjesë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

q2 2

Ajo pati një paraqitje glamuroze në tapetin e kuq të festivalit, veshur me një fustan krem, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.

Dua ka dhuruar një performancë spektakolare në skenën e BAMBI Awards, duke interpretuar live disa nga hitet e saj më të fundit.

q13

Ajo po ashtu është shpërblyer edhe me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje - atë për "muzikën më të mirë internacionale".

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.

q1 4

Kjo është lista e plotë e çmimeve në BAMBI Awards 2018:

Aktorja më e mirë gjermane - Paula Beer
Aktori më i mirë gjerman - Sebastian Koch
Çmimi i përzgjedhur nga publiku - Michael Schulte
Komediani më i mirë - Luke Mockridge
Çmimi "Our Earth" - Sebastian Copeland
Çmimi për arritje jetësore - Liselotte Pulver
Çmimi për heroizëm - Christine Wagner-Behrendt, Markus Behrendt
Sportisti më i mirë - Claudio Pizarro
Çmimi special i jurisë - Patrick Lange
Muzikanti më i mirë gjerman - Mark Forster
Aktorja më e mirë internacionale - Penelope Cruz
Çmimi legjendar - Rod Sterart
Çmimi "surprizë" nga BAMBI - Thomas Gottschalk
Çmimi për muzikën më të mirë internacionale - Dua Lipa. /Telegrafi/

q3 1

q4 1

q5 1

q6 1

q7

q8

q9

q10 1

q11 1

q12 1