Prishtina sot (e shtunë) bëri me dije se Dion Gallapeni do të largohet nga klubi për të vazhduar karrierën e tij në Evropë. 

Pas paraqitjeve të shkëlqyera sezonin e kaluar me kryeqytetasit në Superligën e Kosovës, Gallapeni kishte rënë në syrin e disa skuadrave evropiane. 


Ajo formë e mirë që tregoi i riu, bëri që ai të merrte edhe ftesën tek Kosova nga përzgjedhësi Franco Foda. 

Klubi i ardhshëm i talentit kosovar pritet të jetë klubi polak Widzew Lodz, i cili sipas burimeve të Telegrafit do të paguajë 300 mijë euro për kartonin e reprezentuesit të Kosovës. 

Prishtina gjithashtu do ta ruajë 10 për qind të kartonit të lojtarit në rishitjen e tij në të ardhmen.

Gallapeni në ndërkohë pritet që me këtë ekip të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. 

Vlen të theksohet se tek Widzew Lodz aktualisht luan edhe mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Juljan Shehu./Telegrafi/

telegrafi sport app