Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Azem Guri, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, ka folur për testin e maturës që do të mbahet nesër.
Sipas Gurit, të shtunën provimit të maturës do t’i nënshtrohen 32 mijë nxënës në 258 qendra në tërë Kosovën dhe me rreth 3 mijë zyrtarë që do e mbikëqyrin këtë proces.
Ai ka treguar se testet ndodhen në vend të sigurt.
“Testet sot janë paketuar. Ndodhen në vend të sigurt, nën vëzhgim të kamerë si dhe policëve. Testet mbahen dhe ruhen në vend të sigurt. Nesër që nga ora 6 e mëngjesit do të ndahen nëpër qendra”, tha ai.
Guri ka treguar se edhe mbikqyrësit por edhe maturantët janë informuar për rregullat e këtij testi.
“Nga krejt kjo përgatitje në 258 qendra administruesit janë të informuar me rregulla. Edhe maturantët janë të pajisur me fletpalosje. Në takimin e mbajtur dje, Bajrami ka kërkuar që secili të jetë në përgjegjësi të detyrës, nga administruesi, mbikqyrësi dhe komisionerët”.
“Mbi bazën e kësja gjithë këta zyrtarë kanë firmosur një kontratë me Ministrinë e Arsimit që i marrin përgjegjësitë. Edhe maturantët janë të informuar edhe me detyrat dhe përgjegjësit”, tha ai.
Guri gjithashtu ka treguar se në cilët lëndë nesër maturantët do t’i nënshtrohen provimit.
“Nesër maturantët do t’i nënshtrohen pyetjeve në shqip, anglisht dhe matematikë”.
Ai ka bërë të ditur që formati i provimit të maturës ka ndryshuar nga ai që ishte vjet.
“I kanë 100 pyetje e jo si herën e kaluar kur në pjesën e parë i kishin 120 e në të dytën 80”.
Të gjithë nxënësit që arrinë 40 përqind të pikëve do ta kalojnë maturën shtetërore kurse rezultatet do të shpallen më 30 qershor.
Por të gjithë ata që nuk do e kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do e kenë këtë mundësi në afatin e gushtit, ku provimit do të mund t’i nënshtrohen më 27 gusht, pjesën e parë, kurse me 5 shtator pjesën e dytë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet