Florian Marku ka triumfuar me nokaut teknik përballë kundërshtarit të tij, Rylan Charlton, në ‘The SSE Arena’ të Londrës.

Boksieri shqiptar e dominoi meçin dhe në raundin e tetë e detyroi ekipin e boksierit britanik që ta dorëzonte duelin.


Marku ishte pranë që ta nokautonte rivalin e tij që në raundin e katërt, por e shpëtoi gongu. Më pas, pati një moment pasigurie në raundin e gjashtë, kur Floriani u rrëzua për një çast.

Megjithatë, ai rikthye për ta nënshtruar Charltonin dhe kjo bëri që nga këndi i britanikut të hidhet peshqiri i bardhë.

Padyshim që 28-vjeçari i është gëzuar këtij triumfi duke publikuar në rrjetet sociale disa nga momentet e mira të duelit të të shtunës mbrëma. /Telegrafi/

telegrafi sport app