LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Nuk do të ketë keqpërdorim të sistemit AKMIS në gjykata

Deskoska: Nuk do të ketë keqpërdorim të sistemit AKMIS në gjykata

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se kontrollet që janë bërë në gjashtë gjykatat e vendit, kanë treguar se nuk ka keqpërdorime të sistemit elektronik për shpërndarjen e lëndëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vitin e kaluar raporti tregoi se gjatë periudhës së kaluar ka pasur një numër të parregullsive dhe keqpërdorime të sistemit. Këtë vit komisionet kanë bërë kontroll në gjashtë gjykatat, ndërsa rezultatet ishin të kundërta nga ato të mëhershmit, kjo do të thotë se respektohen rregullat e AKMIS për shpërndarjen e lëndëve, që do të thotë se atë që kemi vendosur në korniza ligjore si bazë për shkarkimin e gjykatësve dhe kryetarët e gjykatave nëse diçka ndodh jashtë AKMIS-it ka dhënë efikasitetin e tij”, tha Deskoska.

Ajo tha se më herët ka pasur raste kur kryetari i gjykatës në vend të që nëpërmes AKMIS, vetë u ka shpërndarë dorë lëndët gjykatësve të caktuar, ndërsa ato i kanë pranuar.


Në lidhje me raportin negativ të vitit të kaluar për AKMIS, Deskoska tha se janë marrë aktivitete, janë dëgjuar dëshmitarë, si dhe është bërë hetim nga ana e Prokurorisë Publike.

Në lidhje me miratimin e ligjit për prokurorinë publike, Deskoska tha se pret që kjo të mbyllet, dhe se nuk ka shtyrje të kohës. Megjithatë, shtoi ajo, ka kontakte të përditshme dhe janë bërë përpjekje për të siguruar shumicën e dy të tretave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori