Lista Serbe ka nisur procesin e propozimit të kandidatëve për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Kandidati i parë i propozuar nga kjo parti, Slavko Simiq, u nominua tri herë radhazi, por nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.


Kandidati i dytë i propozuar ishte Zlatan Elek, por që i njëjti po ashtu dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

E propozuara e radhës për nënkryetare të Kuvendit nga Lista Serbe ishte Liljana Stevanoviq.

Stevanoviq dështoi plot tri herë për të t’i marrë votat e mjaftueshme për të arritur këtë post.

Procesi po vazhdon me propozimin e emrave të tjerë nga Lista Serbe. /Telegrafi/