Çidambaram tha se dy persona që bartnin eksplozivë janë arrestuar në stacionin kryesor të trenit në New Delhi, pas një informacioni nga shërbimet e inteligjencës, raporton RFE.

Personat në fjalë po planifikonin shpërthimin e një ose më shumë bombave në lokacione me njerëz. Ndërsa grupi pakistanez Lashkar-e-Taibi fajësohet për sulmet terroriste të 2008-ës në Mumbai, të cilat vranë 166 njerëz. /Telegrafi/