LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta bllokuar Kosovën në OBD

Dështojnë përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta bllokuar Kosovën në OBD

Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila po mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.

Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari  i vitit 2017.

Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, z. Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.


Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës.

Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere.

Ndërkaq, mediat serbe po raportojnë vazhdimisht sot se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori