Asnjë aktakuzë kundër profilit të lartë nuk e ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës gjatë vitit që e kemi lënë pas. E kjo po shihet si dështim për sistemin e drejtësisë.
Organizatat që merren me monitorimin e punës së sistemit të drejtësisë, konsiderojnë se viti 2019, ka qenë vit i dështuar sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe luftimit të korrupsionit të nivelit të lartë. Asnjë aktakuzë kundër profilit të lartë nuk e ka ngritur Prokuroria Speciale gjatë vitit 2019.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për KP, se mungesa e aktakuzave për veprat penale të korrupsionit e bënë Prokurorinë Speciale të dështuar.
“Viti 2019 lirisht mund të themi se në dy aspekte ka qenë vit i dështimit për sistemin e drejtësisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e korrupsionit të profilit të lartë. Deri në muajin shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk kishte arritur të ngrit as edhe një aktakuzë për veprat penale korruptive. Në bazë të ligjit, në bazë të asaj që qytetarët presin, është që Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila do të duhej të ishte lider në hetimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, qoftë të krimit të organizuar, qoftë të korrupsionit të nivelit të lartë. Kur kjo prokurori dështon, atëherë sigurisht se dështon i tërë sistemi. E kur flasim tek sekuestrimi apo konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me vepra penale korruptive edhe këtu shifrat janë zero, që nënkupton që ende Kosova, gjykatat e Kosovës nuk kanë arritur të konfiskojnë pasuri të fituar përmes veprave penale të korrupsionit”, thotë ai.
Duke qenë se Instituti i Kosovës për Drejtësi bënë monitorimin sistematik të sistemit gjyqësor, Miftaraj thotë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me vonesa në trajtimin e lëndëve të tyre nga gjykatat e vendit.
“Nëse flasim për aspektin e çështjeve civile mund të themi që viti 2019 është karakterizuar me efikasitet të vogël, të dobët të sistemit gjyqësor. Qytetarët e Kosovës ende vuajnë, ende lëndët e tyre nuk trajtohen brenda një afati të arsyeshëm kohor, ka qytetarë të Kosovës që presin 7 vite, 8 vite deri në 10 vite që lënda e tyre të zgjidhet në mënyrë meritore nga gjykatat e Kosovës. E njëjta situatë pothuajse është edhe në departamentin administrativ, qytetarët duhet të presin me vite të tëra që të realizojnë të drejtat e tyre, përderisa në çështjet penale mund të themi që ka ndoshta një ngritje të efikasitetit, ka një zvogëlim të lëndëve qoftë në gjykata, qoftë në prokurori, po kjo duke marrë për bazë edhe faktin se kemi një rritje të numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në çështjet penale pothuajse në nivel të Kosovës. Në këtë drejtim nëse mund ta bëjmë një rrumbullaksim mund të themi që ka ndoshta një progres shumë të vogël po që ende nuk i adreson kërkesat e qytetarëve të Kosovës për t’i trajtuar lëndët e tyre brenda afateve të arsyeshme kohore”, thotë Miftaraj.
Mungesa e aktakuzave të profilit të lartë për Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”, është tregues se tek sistemi gjyqësor ekziston një kulturë e mosndëshkueshmërisë.
Ai thotë se edhe viteve të tjera kur ka pasur aktakuza për rastet e profilit të lartë hetimi dhe gjykimi është tejzgjatur dhe në fund kanë përfunduar ose të pafajshëm ose me dënime minimale.
“Edhe në ato vitet kur ka pasur ngritje të aktakuzave për raste të profilit të lartë hetimi dhe gjykimi është tej zgjatur e në fund ka përfunduar ose me mbyllje ose me shpallje si të pafajshëm ose me dënime shumë të ulëta. Kështu që, në këtë vit pra nuk ka aktakuza të reja që janë ngritur ndaj profilit të lartë dhe kjo tregon akoma se çfarë fokusi ka sistemi gjyqësor tek ndjekja e këtyre kryerësve të veprave penale korruptive po që lidhen me profilin e lartë. Pra, akoma ekziston kjo kultura e mosndeshkueshmërisë, po njëkohësisht edhe mos hetimit dhe mos gjykimit të lëndëve të korrupsionit që lidhet me profilin e lartë”, thotë ai.
Demhasaj thotë se edhe gjatë vitit 2019 efikasiteti i gjykatave në trajtimin e lëndëve nuk ka qenë i kënaqshëm, derisa thekson se problematike mbetet mosndëshkueshmëria e profilit të lartë që lidhen me lëndët e korrupsionit.
“Ekziston kjo kultura që zakonisht gjykatat kur i shqiptojnë dënimet i shqiptojnë me gjoba ose me masa ndëshkuese shumë të ulëta, e që kjo pastaj nuk po ndikon sa duhet në ndaljen e kriminalitetit apo edhe në edukimin e kryerësve të veprave penale. Në përgjithësi po ashtu është çështja që lidhet me trajtimin e lëndëve të korrupsionit që lidhet me profilin e lartë, prapë së prapë ka ngecje qysh ka pasur edhe në vitin e kaluar. Gjithë ato raste që lidhen me profilin e lartë tej-zgjaten procedurat, hetimet, po njëkohësisht edhe të shqyrtimit gjyqësor dhe në fund ose shpallen të pafajshëm ose masat ndëshkuese janë shumë të ulëta. Pra, pak a shumë e ngjashme qysh ka ndodhur edhe vitet e kaluara që masa e ndëshkimit është e ulët dhe njëkohësisht trajtimi i lëndëve të korrupsionit të profilit të lartë po ashtu është neglizhent ose edhe i ulët”, thotë Demhasaj.
Ndërkaq, Yllka Buzhala nga Lëvizja Fol, thotë se gjykatat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të mbingarkuara më lëndë.
“Ka gjykata që janë të mbingarkuara me lëndë, sidomos gjykata Themelore e Prishtinës, mirëpo siç e dini në një farë forme përqindja gjatë këtij viti gjatë gjashtë mujorit të 2019 ka rënë diku 14 përqind. Mirëpo, siç e dini ka shumë lëndë të trashëguara për shkak të arsyeve të ndryshme qofshin teknike, qofshin menaxheriale apo organizative, por kjo po shpresoj që me shtimin e stafit të ri si të gjykatësve, si bashkëpunëtorëve profesional kjo do të arrijë të ulet. Mirëpo, duhet një mobilizim më i madh i gjykatave”, thotë ajo.
Gjatë vitit 2019, Lëvizja Fol ka bërë monitorimin e publikimit të aktgjykimeve, ku Buzhala thotë se vitin e fundit ka një shtim të numrit të aktgjykimeve të publikuara. Megjithatë, ajo thotë se gjykatat vazhdojnë të mos i publikojnë aktgjykimet për lëndët e korrupsionit.
Ditë më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës në konferencën e fundvitit paparaqitur raportin e punës një vjeçare, ku thuhet se gjatë këtij viti ka zgjidhur 94 përqind të rasteve të pranuara për korrupsion dhe krime ekonomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës