Në gjykimin për krime lufte të Zoran Vukotiqit, dëshmitari Sami Rrustemi tregoi se si u rrah nga i akuzuari në Burgun e Smrekonicës në vitin 1999.
Rrustemi tregoi se derisa rrihej nga Vukotiqi, e dëgjoi, tash të akuzuarin, duke thënë ‘e paska kokën të fortë si boshnjak’.
“Më ka thanë shtrij duart dhe ka fillu me më godit në duar, unë fillova të ndjej dhimbje në duar kur i kam largu ai filloi të më godasë në kokë, e pastaj në këmbë derisa më ka thyer zogun e këmbës. Duke me goditë me tha e paske kokën e fortë sikur me pas qenë boshnjak”, deklaroi Rrustemi.
Dëshmitari deklaroi më tutje se njëri nga policët-kolegë të Vukotiqit ishte boshnjak dhe tregoi se u revoltua nga fjalët që dëgjoi për boshnjakët.
“Ai polici kur e ka dëgju ka ardhë ka hy në mes meje dhe Zoranit dhe i ka thanë me sjell sill, po boshnjakët mos i përmend. Këta filluan me u përla, ndërsa Zorani përmbi të është zgjatur më ka godit prapë në dorë ku ende e kam shenjën”, tha dëshmitari.
Ai tregoi se në Burgun e Smrekonicës tri- katër ditë të ndaluarve nuk u është dhënë ushqim dhe edhe ditën kur kanë shkuar në kuzhinën e burgut, Vukotiqi nuk i ka lejuar të hanë.
Sami Rrustemi bëri të ditur se pas rrahjes ndihej shumë keq dhe të tjerët i sillnin ushqim.
“Me ditë të tëra nuk kam mundur të zgjohem nga dhimbjet që kam pasë, madje as bukë nuk kam mundur të shkoj dhe të ha, njëri nga të burgosurit, Fatos Rama më ka sjellë ngapak bukë”, shtoi dëshmitari.
Ai rrëfeu momentin kur forcat serbe ia morën djalin nga dora dhe ndanë burrat nga gratë.
“Policia serbe na kanë largu dhe na kanë çu në drejtim të burgut të Smrekonicës. Unë e kam pasë djalin tim të vogel në duar, ma kanë largu nga duart dhe para burgut na kanë nda vetëm meshkujt dhe na kanë dergu në burg “, tha deshmitari.
Sami Rrustemi tha se merrej me tregti, ndërsa përveç maltretimeve tha se forcat serbe ia morën 16 mijë e 500 marka që atëherë i kishte me vete.
“Kur kemi shku në Burgun e Smkrekonicës aty ka pasë shumë policë, na kanë kontrollu para se me hy në burg, unë i kam pasë në çorape 9500 marka dhe 16.500 marka të tjera në xhepa, si dhe dinarë afërsisht 800 marka të asaj kohe. Kur më kanë kontollu mi kanë marrë të gjitha, edhe orën, perveç unaza e martesës dhe ato 9500 marka që i kam pasë në çorapë më kanë pshtu“, tha dëshmitari.
Rrustemi përshkroi edhe rrahjet dhe keqtrajtimet që Vukotiq ua bënte të burgosurve tjerë në Burgun e Smrekonicës.
“I ka qitë dy vëllezër ku i kam pa me sy të mi kur i ka detyru me u rrahë Bekim Musën dhe Shukri Musën, e ka rrahë Sami Gërxhaliun me të cilin kemi qenë në të njëjtin vend, i ka detyru babë e bir me u rrahë- ata jetojnë në Mitrovicë- Fahredin Mehana dhe Muharrem Mehana dhe shumë të tjerë”, tha Rrustemi që tregoi se e njihte edhe më herët Zoran Vukotiqin.
Edhe Bekim e Shukri Musa dëshmuan më 13 nëntor në gjykimin kundër Vukotiqit kur treguan se i akuzuari i kishte detyruar të rriheshin mes vete.
Dëshmitari tregoi në gjykatë pasaportën me viza të Turqisë për të dëshmuar se ishte marrë me tregti, dokumente mjekësore nga kontrollet që i kishte bërë në Tiranë dhe dëshmi që ishte mbajtur i burgosur në Burgun e Smrekonicës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni i policisë në Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.
Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në mënyrë të qëllimshme i është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafunda, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.
Në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një 14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu dhe Musa Gërxhaliu. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës