Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka vazhduar intervistimi i dëshmitarit Visar Shala, i cili pohoi se gjatë bastisjes në banesën e tani të akuzuarit, gjykatësit Sali Berisha janë gjetur një pliko me të holla në shumën prej 10 mijë euro dhe një revole.
Gjykatësi Berisha po akuzohet për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedimin pa leje të revoles me dhjetë fishekë.
Dëshmitari Shala është duke e vazhduar intervistimin në seancat gjyqësore të mbajtura në lidhur me ketë çështje penale që nga 6 maji i këtij viti.
Duke u përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të të akuzuarit Sali Berisha, avokatit Besnik Berisha, dëshmitari Shala ka thënë se ka qenë personi i cili ka udhëhequr bastisjen në banesën e Sali Berishës.
Tutje, i njëjti ka thënë se nuk i kujtohet kush i ka siguruar dy dëshmitarët me rastin e bastisjes së banesës.
Po ashtu, pas shqimit të procesverbalit mbi kontroll të 19 shtatorit 2019, dëshmitari Shala ka thënë se nuk e di se kush e ka përpiluar të njëjtin, por konfirmoi nënshkrimin e tij në të.
Ndërkaq, në pyetjen e avokatit Berisha lidhur me detaje nga sekuestrimi i një plikoje me të holla në vlerë prej 10 mijë euro, dëshmitari tha se nuk i kujtohet në detaje por të njëjtat kanë qenë të mbështjellura.
Ai ka shtuar se është diskutuar diçka që “këto para nuk janë tonat”, por nuk i kujtohet kush e ka thënë një gjë të tillë apo saktësisht biseda.
Pas kësaj, dëshmitari Shala ka pohuar se është sekuestruar edhe një revole, për të cilën gjatë bastisjes nga askush nuk iu kishte prezantuar leje posedimi të saj.
Tutje, dëshmitari Shala ka deklaruar se edhe hetimi financiar është kryer duke e zbatuar urdhrin e gjykatës.
Ndër të tjera, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se a është bërë ekzaminimi i telefonit të Sali Berishës, por nëse është bërë është në dosje.
Më pas, seanca u ndërpre, ndërsa e radhës pritet të mbahet më 6 tetor 2022, ku do të vazhdohet me rimarrje në pyetje të dëshmitarit Visar Shala nga prokurorja Ilirjana Çollaku-Tafa si dhe pritet të dëgjohet dëshmitari Zejnullah Zejnuni.
Ndryshe, shqyrtimi fillestar dhe ai i dytë ishin mbajtur nga gjykatësi Arben Hoti, i cili kishte vendosur për kundërshtimet e mbrojtjes, mirëpo pas kthimit të rastit në rivendosje nga Gjykata e Apelit dhe pas caktimit të gjykatësit Hoti si u.d i kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lëndën e ka trashëguar gjykatësi Mentor Bajraktari, i cili më pas kishte vendosur sërish sipas udhëzimeve të Apelit
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 shkurt 2020, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin për Krime të rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, akuzohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte kërkuar dhe kishte pranuar përfitim në mënyrë që të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Siç thuhet në aktakuzë, më 19 shtator 2019, i pandehuri Berisha ishte takuar me dëshmitarin F.Z, prej të cilit kishte pranuar shumën prej 2 mijë euro, e të cilët ishin dakorduar që në një rast ku për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” ishte i akuzuar vëllai i dëshmitarit F.Z, i pandehuri Berisha, si kryetar i trupit gjykues, të shqiptojë dënim të favorshëm, ku për këto vepra kishte shpallur dënim prej tre viteve, me kusht që brenda dy viteve të mos kryejë vepër tjetër penale.
Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vjet.
Përpos kësaj, gjykatësi Berisha, është duke u akuzuar se deri më 19 shtator 2019, ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Zaza Mini”, të kalibrit 8 mm, së bashku edhe me 10 fishekë, e cila i ishte sekuestruar me rastin e bastisjes në banesën e tij në Pejë.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme, më 20 shtator 2019, e kishte pezulluar gjykatësin Sali Berisha, pas arrestimit të tij, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale të korrupsionit, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!