Edhe një tjetër dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë, në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai po intervistohet nga prokuroria në seancë private, lidhur me periudhën e vitit 1998 kur ai pretendon se është mbajtur e keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.
Një përmbledhje të dëshmitarit me kodin 4337 e ka lexuar prokuroi James Pace, sipas së cilit, ai ishte marrë nga shtëpia e tij në vitin 1998 dhe ishte mbajtur i ndaluar për rreth një muaj.
Prokurori ka thënë se dëshmitari është shqiptar i Kosovës dhe se në vitin 1998 ishte një bujk.
“Dëshmitari 4337 është shqiptar i Kosovës i cili në vitin 1998 ishte një bujk. Në mes të gushtit e morën nga shtëpia ushtarët e UÇK-së dhe e mbajtën për rreth një muaj të ndaluar. E morën në pyetje anëtarët e UÇK-së. U abuzua verbalisht dhe u kërcënua, u keqtrajtua dhe u rrah disa herë nga pjesëtarë të UÇK-së, gjithashtu vërejti që u rrahën edhe të ndaluar të tjerë dhe ishin në kushte të dobëta. Gjatë kohës që u mbajt në ndalim, dëshmitari 4337 qëndroi në një dhomë pa dyshekë dhe nuk i dhanë ushqim të mjaftueshëm, nuk u trajtua nga pikëpamja mjekësore. Lëndimet që pësoi dëshmitari 4337 për shkak të rrahjes dhe keqtrajtimit kanë ende ndikim në mirëqenien dhe shëndetin e tij”, ka lexuar Pace.
Pyetjet sqaruese për këtë dëshmitar janë zhvilluar në seancë private e cila pastaj ka vazhduar me përmbajtje të redaktuar apo tërësisht e mbyllur për publikun.
Tutje, gjykata ka lëshuar në transmetim publik një pjesë të shkurtë të dëshmisë së këtij dëshmitari.
Në seancë private ne folëm lidhur me ndalimin tuaj, nuk do e themi vendin se ku, a mund të na thoni nëse gjatë apo pas këtij ndalimi ndonjë pjesëtar i UÇK-së ju dha mundësinë të kundërshtoni faktin që ishit ndaluar?
Dëshmitari: Asnjëherë.
Prokurori Pace: Gjatë ose pas ndalimit, a ju dha ndonjë pjesëtar u UÇK-së ndonjë dokument që pretendonte se kjo ishte baza se pse ju kishin ndaluar juve, që pretendon e ju kishit bërë diçka keq dhe për këtë arsye ju ndaluan?
Dëshmitari: … (Nuk kuptohet përgjigja)
Prokurori Pace: Gjatë ose pas ndalimit tuaj, ndonjë pjesëtar i UÇK-së a ju ka akuzuar konkretisht për ndonjë krim që pretendohej se ishte kryer atëherë?
Dëshmitari: Jo asnjëherë.
Prokuroi Pace: Gjatë ose pas ndalimit tuaj, a ka pasur ndonjë pjesëtar të UÇK-së që ju ka akuzuar për ndonjë krim konkret që pretendohet që keni kryer ju.
Dëshmitari: Askujt nuk i kam pasur borxh asnjëherë.
Pas kësaj seanca ka vijuar me përmbajtje të redaktuar.
Dëshmitari me kodin 4337 pritet të intervistohet rreth tri orë nga prokuroria ndërsa gjashtë të tjera nga ekipet mbrojtëse.
E gjithë dëshmia e tij mund të përfundojë brenda dy ditësh.
Ky është dëshmitari i dymbëdhjetë i ZPS-së në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Gjykimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të tyre.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë – zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë” – banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos