Të qara, panik, situatë kaotike dhe vrasës që qëllon në mënyrë të rastësishme, kështu ishte dje në Cetinje, thotë gazetarja e Radio Malit të Zi, Milena Stanojeviq, e cila dje raportoi për tragjedinë në të cilën mbetën të vrarë 11 persona.
Milena dje ka qenë në skenën e tragjedisë më të madhe në historinë e re të shtetit malazez dhe më pas ka qenë në një detyrë pune.
“Situata ishte kaotike, gratë qanin, njerëzit ishin në panik, thoshin se burri ishte i armatosur dhe qëllonte çdo kënd që i dilte përpara”, thotë Milena për TVCG.
Ajo u përpoq të thoshte se duhet t’i afrohej vendit të ngjarjes për të parë se çfarë po ndodhte, por policia nuk e lejoi.
Ka qenë e rëndësishme, thotë ajo, të qëndrojmë e qetë për të kontrolluar informacionin, sepse nuk kishte zyrtarë nga policia.
“Nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga prokuroria dhe policia deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, kujtoi Milena.
Cetinjasit edhe sot janë në mosbesim, mëngjesin e sotëm në kryeqytet ka heshtje dhe trishtim, sepse fjalët, thonë, janë të tepërta.
Ndërkohë, një burrë ka folur për vrasësin, raporton index.hr.
“Ai ka gjuajtur mbi 100 plumba. Ai ka qëlluar me karabinë”, tha një banor i zonës.
Si shkak të masakrës, qytetari tha se vrasësi së fundmi ka blerë një kamera të sigurisë dhe ka parë që dikush po i vidhte sende nga oborri.
“Ishte gjakftohtë, nga një familje e ndershme. Kush e di se kë vrau”, tha burri.
Një koleg i Boriloviqit deklaroi se “Vuk ka punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet dhe ka qenë shef i shërbimit të higjienës mjedisore, i ngarkuar me rregullimin e parkut, ka qenë një njeri i zellshëm dhe punëtor, por së fundmi vërehej se kishte i tërhequr, ai ishte si një ujk i vetmuar. Vinte në punë, bënte atë që duhej dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët. Ai ishte një koleg dhe një mik që bëri gjithçka në jetë për të ndihmuar ata që i donte”, tha për Pobjeda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri