Gjykata e Tiranës liroi të enjten nga qelia drejtorin e filialit të bankës së nivelit të dytë në zonën e ishBllokut, në të cilën u vodhën 200 mijë euro.
Pa kaluar 48 orë nga arrestimi i Luigj Gjonajt, si i dyshuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, me pasojë vjedhjen e parave, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin ndaj tij të masës “detyrim për paraqitje”.
Ai ishte edhe i arrestuari i parë që doli para gjyqtares Merlika. Burime brenda sallës së gjyqit pohuan se Gjonaj ka “shigjetuar” shoqërinë private të kontraktuar për ruajtjen fizike të bankës. “Ne kemi një kontratë me atë shoqëri. Gjithçka çfarë ndodh është përgjegjësi e tyre”, mësohet të jetë shprehur Gjonaj.
Përmes mbrojtësit të tij, drejtori i bankës ka pohuar se në rastet e sinjalizimeve për alarm, vendosen në të njëjtën kohë në dijeni drejtori i filialit, shefi i sigurisë së bankës, si edhe salla operative e shoqërisë private, të kontraktuar për ruajtjen e bankës. Nga ana e saj Prokuroria, deklaroi se ai ka shpërdoruar detyrën funksionale, duke nënvlerësuar dy alarme të rëna më 5 dhe 6 gusht në bankën pranë ishBllokut.
Sipas prokurorit, drejtori i filialit të bankës dhe shefi i sigurisë nuk e kanë vlerësuar me seriozitet sinjalin e alarm.
“Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, pavarësisht marrjes së sinjalit për vjedhje në bankë, kanë neglizhuar kryerjen e veprimeve dhe marrjen e masave, duke sjellë si pasojë vjedhjen e një shume të konsiderueshme të vlerave monetare që ndodheshin në kasafortën e kësaj banke”, ka pohuar përfaqësuesi i Prokurorisë.
Drejtori vetë ka mohuar me forcë akuzën e ngritur, duke pretenduar se ka zbatuar me rigorozitet përgjegjësitë e pozicionit funksional. /Panorama/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës