LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të punësoheni në Amazon: Jeff Bezos iu shtron këto tri pyetje kandidatëve

Dëshironi të punësoheni në Amazon: Jeff Bezos iu shtron këto tri pyetje kandidatëve

Dëshironi të punoni në Amazon ose të mësoni rreth burimeve njerëzore të themeluesit të saj? Kjo do t’ju interesojë. Një nga punonjësit e parë të kompanisë tha në një intervistë të vitit 1999 se Jeff Bezos ishte përgjegjës për intervistimin e kandidatëve.

Sidoqoftë, Bezos u bë më ‘i zënë’ në kompani dhe kështu ai nuk është më në krye të burimeve njerëzore të kompanisë, por përmes një letre të shkruar në vitin 1998, ai bëri të qartë standardet e larta të punësimit që Amazon duhet të ketë dhe tre pyetje kryesore për aplikantët, transmeton Telegrafi.

Sipas Tom Popomaronis, në një artikull për CNBC, megjithëse këto pyetje janë shkruar 22 vjet më parë, ato janë të përjetshme dhe duhet të merren parasysh nga të gjithë, rekrutuesit dhe kandidatët.


Në takimet e tij me aplikantët, Bezos do t’u kërkojë atyre t’u përgjigjen këtyre tri pyetjeve përpara se të marrin një vendim:

1. A do ta admironi këtë person?

“Nëse mendoni për njerëzit që jeta juaj ka admiruar, ata ndoshta janë njerëzit prej të cilëve keni qenë në gjendje të mësoni ose të merrni një shembull. Nga ana ime, unë gjithmonë jam përpjekur të punoj vetëm me njerëz që admiroj dhe i inkurajoj njerëzit këtu të jenë po aq kërkues. Jeta është padyshim e shkurtër për të bërë ndryshe”, thotë Bezos në letrën e tij.

2. A do ta rrisë ky person nivelin mesatar të efektivitetit të grupit?

“Ne duam të luftojmë kundër entropisë. Vendi i punës duhet të rritet vazhdimisht. Unë kërkoj nga njerëzit që të vizualizojnë kompaninë 5 vjet nga tani. Në atë moment, secili prej nesh duhet të shikojë përreth dhe të thotë: Standardet janë kaq të larta tani, jam i lumtur që erdha këtu”!

Në këtë pjesë, themeluesi i Amazon i referohet faktit që ata gjithmonë duhet të rrisin standardet e punësimit.

3. Në cilën pjesë ky person mund të jetë superstar?

“Shumë njerëz kanë aftësi, interesa dhe perspektiva unike që pasurojnë mjedisin e punës për të gjithë ne. Shpesh është diçka që nuk lidhet as me punën e tyre”. Kjo duhet të merret parasysh nga punëdhënësit për të përmirësuar cilësinë e mjedisit të punës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e

Jetojmë në kohë të çuditshme - presidenti argjentinas e "shpërbleu" me sharrë elektrike Muskun

Interesante
Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Fun
Kalo në kategori