Dëshira më e madhe ju është që këtë vit të gjeni të dashur? Ndiqni këto veprime kryesore!
Shtoni shanset tuaja për dashuri
Përpiquni të ndiqni këto pesë veprimet të thjeshta dhe shtoni shanset për dashuri, transmeton Telegrafi.
1. Bëhuni komunikuese
Ngrini shikimin nga telefoni dhe shikoni drejtë në sy njerëzit me të cilët bisedoni, aq më parë kur është fjala për personin i cili ju pëlqen. Kontakti me sy është një ndër armët më të fuqishme.
Gjithashtu, bëhuni të sinqerta, të qeta dhe mos i shikoni të tjerët nga lartësia. Askush nuk i do mbretëreshat e ftohta, vajzat komunikuese gjithmonë më lehtë i bëjnë për vete djelmoshat.
2. Shfrytëzoni të dashurit/bashkëshortët e mikeve tuaja
Nuk po ju themi që me ta të keni afera, por që t’u kërkoni që të ju njoftojnë me ndonjë mik të tyre. Madje edhe nëse kështu nuk e gjeni dashurinë e jetës suaj, njohjet dhe takimet e reja do t’ju ndihmojnë që më lehtë të kontaktoni me të tjerët dhe do të bëheni më komunikuese.
3. Kërkoni dashurinë online
Aplikacionet dhe faqet online të portaleve për ndeja nuk janë vende në të cilat mblidhen vetëm të çuditshmit.
Përpiquni të liroheni nga paragjykimet dhe ofroni shansin edhe këtij lloji të kërkimit të dashurisë. Kushedi, mbase mu kjo mënyrë do të ketë sukses.
4. Bëni gjërat që doni
Derisa jeni duke bërë diçka me të cilën vërtet kënaqeni, bëheni versioni më i mirë për veten, pra si e tillë të tjerëve do t’u duken edhe më joshëse.
Gjeni pasionin i cili ju plotëson dhe regjistrohuni në ndonjë kurs, mbase pikërisht atje do të takoni mashkullin e ëndrrave tuaja.
5. Hapni sytë
Ndoshta tashmë keni njohur atë të vërtetin, vetëm që ende nuk e keni kuptuar. Dashuria nuk ndodh gjithmonë në shikim të parë, ndonjëherë nevojiten edhe mijëra shikime.
Pra, nëse ndonjë mik apo i njohur shpesh pa shpjegim ju sillet në kokë pa kurrfarë arsyesh, kjo do të thotë që mund të thotë diçka edhe më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Planifikimi i shtatzënisë
Përse flokët e gjatë nuk janë për gratë më të moshuara
Si të mbetesh shtatzënë për gjashtë muaj?
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi