Paul Pogba vazhdon ta mbajë në ankth Francën nëse do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror ose jo.

Ylli francez ka pësuar një lëndim dhe u detyrua t'i nënshtrohet operimit, pasi nuk arriti të shërohej plotësisht.


Gjithsesi Pogba po bën të pamundurën për tu rikuperuar dhe të jetë i gatshëm në nëntor për Francën në Kampionatin Botëror 'Katari 2022'.

E për mesfushorin e Juventusit ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

Deschamps Pogba Visu News

Ish-mesfushori francez ka thënë se e pret Pogban në formë në Botëror, por nëse nuk është i gatshëm nuk do ta ftoj vetëm që të jetë si numër.

“Pogba është një lojtar me karakter solid dhe është i fokusuar tek rikuperimi pas operacionit në gju. Ai nuk do të vijë me vetëm për të plotësuar grupin".

Pogba 2

"Për sa kohë kam qenë trajner, nuk kam thirrur kurrë një lojtar nëse ai nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimet. Nëse ai nuk luan dhe nuk është në formë, është e kotë, edhe ai vetë nuk do ta dëshironte këtë gjë”, u shpreh Deschamps.

Pogba po bën të pamundurën që të rikuperohet dhe të shkoj në Katar me Kombëtaren franceze. /Telegrafi/

telegrafi sport app