LAJMI I FUNDIT:

Derrat e egër “pushtojnë” rrugët e qytetit anglez

Derrat e egër “pushtojnë” rrugët e qytetit anglez

Ky është momenti kur tufa e derrave të egër filmohen duke u “shëtitur” rrugëve të qendrës së një qyteti anglez.

Pesë derra të egër u panë në Golden Lion në Cinderford të Gloucestershire – që konsiderohet si vendi më numrin më të madh të derrave të egër në Angli, transmeton Telegrafi.

Këta derra të egër shpesh sulmojnë kafshët shtëpiake të shumë anglezëve – dhe shpesh zbresin në zonat urbane në kërkim të ushqimit.


Nikki Norman ka shpjeguar se është pothuajse “normale” për kafshët shtëpiake të sulmohen nga derrat e egër në këtë qytet.

“Klientëve u pëlqen kur i shohin duke bredhur rrugëve të qytetit – me gjasë janë në kërkim të ushqimit”, shtoi ajo. /Telegrafi/