LAJMI I FUNDIT:

Derisa ato po luftonin në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19, dikush ua shpoi gomat veturave të infermiereve amerikane

Derisa ato po luftonin në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19, dikush ua shpoi gomat veturave të infermiereve amerikane

Infermieret që ishin në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit në një spital në Nju Jork, kanë qenë viktima të një akti vandal ku një person ua kishte shpuar gomat e veturave të cilat i kishin pasur të parkuara para spitalit derisa ishin në punë.

Policia e Nju Jorkut ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që të premten në ora 7 të mëngjesit ishin telefonuar nga punonjësit e spitalit, kur panë se çfarë u kishte ndodhur veturave të tyre, transmeton Telegrafi.


“Hetimet kanë konfirmuar se Daniel Holl ua ka shpuar gomat 22 veturave, që kanë qenë të parkuar pranë spitalit”, thuhet në kumtesën e policisë.

Holl, 29-vjeç, akuzohet për këtë vepër si dhe për posedim dhe shpërndarje ilegale të lëndëve narkotike.

“Kemi qenë të shokuar kur dëgjuam për këtë rast, në veçanti në kokën kur punonjësit tonë po punojnë pandërprerë për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë pandemie”, kanë thënë zyrtarët e spitalit të Nju Jorkut për Fox News. /Telegrafi/