LAJMI I FUNDIT:

Deri tani e keni përdorur gabim shampon e thatë – ka të bëjë me kur e spërkatni, jo sa shumë

Deri tani e keni përdorur gabim shampon e thatë – ka të bëjë me kur e spërkatni, jo sa shumë

Duke na kursyer kohë të çmuar dhe duke i dhënë flokëve tanë një shans për t’u rikuperuar nga larja e vazhdueshme e tepërt, shampoja e thatë është një nga gjërat më të mira që janë shpikur.

Normalisht kjo vlen nëse përdoret si duhet.


Nëse jeni në mesin e atyre që thjesht spërkasin pluhurin që ndryshon jetën në flokët tuaj të yndyrshëm dhe luten që të bëjë punën, mund të dëshironi të rimendoni rutinën tuaj.

Sipas Rachel Bowling, ekziston një mënyrë korrekte për të përdorur shampon e thatë në ditët kur jeni shumë dembel ose nuk keni kohë për të bërë një ceremoni të plotë të larjes së flokëve – dhe nuk ka të bëjë me sasinë që spërkatni.

Gabimi më i madh që bëjmë të gjithë kur përdorim shampon e thatë, thotë ajo, është spërkatja shumë vonë. ‘”Duhet ta përdorni pas larjes së parë!’ Kjo do të ndihmojë në thithjen e vajrave në vend që të përpiqet t’i mbulojë ato”, shpjegon ajo.


Përdorimi i kësaj metode përpiqet t’i jepni flokëve tuaj një ndjesi të freskët kur tashmë është tepër vonë, do të thotë se nuk do të ketë mbetje të bardha në rrënjët tuaja. Ishin të shumtë ata që e kishin vendosur gabimisht, me një që shkruan: ”Mendoj se sapo më ke ndryshuar jetën!”.

Me sa duket, jo vetëm që nuk e dimë se kur dhe sa, por edhe si ta përdorim: ”Thjesht kthehuni me kokë poshtë dhe futuni në rrënjë – është e shpejtë dhe e lehtë!”. /Telegrafi/